Sarande Albania

04/04/1621:06

Shperndaje:


Sarande, Albania


Për herë të parë emri Sarande Albania përmendet në vitin (1412). Deri ne shekullin e 4 pas Krishtit ishte nen perandorine Romake dhe kjo gje vertetohet nga rrenojat e mureve rrethuese, pjese e te cileve ndodhen edhe ne shetitoren e qyetit. nga shek. i 4 deri ne shekullin e 6 Onhezmi ishte nen perandorine bizantine. Saranda (Sarande, Albania) është qytet në jugperëndim të Shqipërisë, e vendosur në bregdetin jonian.


Sarande Albania

Më parë (në lashtësi ku dhe eshte permendur nga disa historiane te asaj kohe si Straboni, Ptolemeu, Ciceroni) Saranda njihet në histori me emërtimin Onhezmi dhe kjo fjale ka 2 kuptime, sipas gjuhes latine Onhezi ishte nje ere luglindore e cila frynte dhe lehtesonte udhetimet dhe kuptimi i dyte eshte se sipas legjendave Onkizi ishte babai i Eneas) dhe shumë më vonë, gjatë pushtimit fashist italian të Shqipërisë më 1939, u quajt Porto Eda për nder të vajzës më të madhe të Benito Mussolinit. Onhezmi ne lashtesi ishte nje qytet port nje nga portat ne mund ta quajm te till ,e cila bente lidhjen e ballkanit perndimor me vendet e europes lindore.Nje pik strategjike ekonomike shum e favorshme per iliret.


Saranda (Sarande, Albania) është një qendër e rëndësishme turistike në Shqipëri. Burim kryesor i të ardhurave është turizmi dhe emigracioni. Pozita e saj gjeografike favorizon shumë bujqesinë dhe blegtorinë. Edhe pse pas komunizmit prodhimi është shumë i pakët. Në zonën përreth Sarandës u ndërtuan me pune vullnetare rinore dhe me te burgosur jo politike tarraca me agrume te cilat ne te shumten e rasteve u shkatërruan pa u ngritur as edhe një padi e vetme nga asnjë instance
Nën juridiksionin e bashkisë Saranda (Sarande, Albania) janë pesë lagje dhe tri fshatra: Gjashta, Metoqi dhe Shelegari.

Info about Sarande Albania

Qyteti numëron mbi 40.000 banorë dhe njihet si një zonë me emigracion të madh. Jeta mesatare i kalon të 72 vjetët. Qyteti bregdetar ka një përbërje të larmishme etnike dhe krahinore. Saranda ka një klimë tipike mesdhetare. Saranda ka numrin më të lartë të ditëve me diell edhe në Evropë, mbi 270 ditë. Pasuritë natyrore Zona e Sarandës karakterizohet nga një numër i madh habitatesh natyrore, gjysmënatyrore dhe artificiale. Ka një bimësi të larmishme tipike mesdhetare. Zona njihet për prodhimin e agrumeve dhe ullirit, ndërkohë që pemët frutore zënë rreth 30 për qind të sipërfaqes. Pasurisë bimore të Sarandës i shtohet edhe bimësia ujore e detit Jon. Në thellësitë e Jonit nuk mungojnë edhe koralet. Saranda u afron vizitorëve vendas dhe të huaj pamje spektakolare të ujërave blu. Zona e Sarandës ka një botë shtazore të pasur, si derri i egër, lepuri, çakalli, dhelpra, ujku, sorkadhja, thëllëza, rosa etj. Disa rezervate, si ai i pyllit të Butrintit, Stillos, Corrajt, Muzinës,Janjarit janë një vend gjuetie mjaft i përshtatshëm për amatorët e këtij sporti.


Edhe pasuria ujore dhe shtazore e detit Jon është e shumëllojshme. Delfinët janë miq të qytetit Saranda, duke u afruar brigjeve të Sarandës. Një breshkë e llojit Careta-Careta është parë së fundmi në Butrint. Ujërat detare janë jashtëzakonisht të kthjellëta dhe me ngjyrë blu. E gjithë zona ofron habitate të çmuara me peshq dhe lloje të tjera kafshësh detare. Bregu i detit Jon është në shumë zona ende i virgjër dhe jashtëzakonisht i bukur. Në këtë zonë përfshihet laguna tipike mesdhetare e Butrintit, rreth 1600 ha. Laguna është e pasur me bimësi që shërben si ushqim për llojet e shumtë të peshqve. Laguna është gjithashtu vend ndalese për mijëra zogj ujorë dimërorë dhe shtegtarë.

Historia e Sarandes, Albania)


Saranda (Sarande, Albania) është një qytet me më shumë se 2000 vjet histori, ngritur në zonën e bregdetit jugor të Shqipërisë, i pasur në vlera të rralla të trashëgimisë kulturore dhe arkeologjike shqiptare, por edhe evropiane. Në fillimet e tij, qyteti ka shërbyer si një portë për qytetin antik të Finiqit dhe si rrjedhojë edhe si portë hyrjeje për në rajon. Kjo trashëgimi e pasur arkeologjike e gërshetuar me bukuritë e natyrës, si dhe portin e saj natyral, përbën bazën më të rëndësishme për të promovuar zhvillimin e imazhit aktual të Sarandës, si një destinacion i turizmit klasik botëror, si dhe për të tërhequr tregun e turizmit të veçantë. Saranda ka përfituar gjatë viteve të fundit prej tërheqjes së pushuesve vendas dhe të huaj. Vitet e fundit vihet re një “boom” i industrisë së ndërtimit, i cili ka ndryshuar imazhin e qytetit nga një vend i qetë bregdetar pushimesh në një zonë masive ndërtimesh, ndër të cilat gjenden dhe shumë ndërtesa të paligjshme. Aktualisht, Parku Kombëtar Arkeologjik i Butrintit është gjeneruesi parësor i turistëve ndërkombëtarë, të cilët vijnë kryesisht si vizitorë ditorë nga ishulli i Korfuzit në Greqi, pas një udhëtimi të këndshëm rreth një orë me anije. Në vitin 1927, Saranda kishte rreth 800 banorë, ndërsa gati dhjetë vjet më vonë kishte 1800 banorë. Në këto vite pati një zhvillim urbanistik, ndërtohet moli, hapet shëtitorja anës detit, ndërtohen edhe shtëpitë e para dhe një seri magazinash e dyqanesh. Në vitin 1957 qyteti bëhet qendër administrative. Në vitet 1960-1980, Saranda promovohet si “ofertë turistike e Shqipërisë” jo vetëm për vizitorët shqiptarë, por edhe për ata pak vizitorë të huaj që gati numëroheshin me gishta në shtetin e rrethuar me tela në mes të Evropës. Por gjatë kësaj periudhe u kryen edhe investimet e para, veçanërisht në kurorën e gjelbër të Rivierës. Mijëra të rinj punuan në aksione për t’i kthyer kodrat përreth në brezare ullinjsh, portokajsh dhe limonësh. Nga viti 1960 deri në vitin 1982, popullsia e Sarandës u rrit me një ritëm mesatar vjetor prej 2,7 për qind. Në atë periudhë qyteti i Sarandës numëronte rreth 15 mijë banorë dhe zhvillimi ishte mjaft i kufizuar. Në vitet 1990-2004 qyteti njeh një ritëm zhvillimi dhe një rritje të popullsisë, kryesisht prej ardhjes së mjaft familjeve nga zona të ndryshme të Shqipërisë. Në vitin 1999 popullsia ishte 26.512 banorë. Nën regjimin otoman Saranda u bë me një dekret të Portës së Lartë pronë private e Sulltan Abdyl Hamitit. Në sundimin e Benitto Musolinit, qyteti i Sarandës mori emrin “Porto Eda”, për hir të bijës së vet. Pas Luftës së Dytë Botërore, disa zyrtarë të lartë të regjimit komunist e kishin qytetin si strehën e tyre turistike dhe të gjuetisë.

Qyteti i Sarandës, Albania


Qyteti Saranda (Sarande, Albania) po njeh një zhvillim të vrullshëm të sektorit bankar. Bankat kryesore në Shqipëri kanë hapur në këtë qytet filialet e tyre, duke i kushtuar veçanërisht rëndësi shërbimit bankar gjatë sezonit veror. Deri tani ushtrojnë aktivitetin e tyre bankar mbi 14 operatorë. Saranda ka një spital civil, ku trajtohen të gjitha rastet e mjekimeve dhe për ato më të rëndat bëhet në një kohë të shpejtë transferimi me helikopter drejt Tiranës apo drejt spitalit të Janinës (Greqi). Shërbimi në spital është tërësisht falas. Në Sarandë ka edhe shërbim urgjence dhe spital ditor. Ka gjithashtu ambulanca publike dhe klinika të specializuara. Kompanitë e telefonisë celulare Vodafon, Eagle, AMC dhe PLUS si dhe Albtelekom, ofrojnë shërbimin në Sarandë, ku sigurohet mbulimi i gjithë zonës përfshi edhe atë rurale me sinjal. Në amfiteatrin e qytetit antik të Butrintit mbahet për çdo vit Festivali Ndërkombëtar i Teatrit “Butrint 2000”, me pjesëmarrjen e mjaft trupave teatrore evropiane. Në kinoteatrin e Sarandës vihen në skenë shfaqje të shumta. Gjatë muajve të verës jo vetëm trupa e estradës së Saranda, por edhe trupa të tjera brenda dhe jashtë vendit, japin shfaqje të ndryshme në qytetin që “përmbytet” nga vizitorët. Në qytetin e Sarandës nuk ka asnje kanal televiziv qe te transmetoje live ne internet, pavaresisht kerkesave te vazhdueshme te shikuesve ne  websaitin www.sarandaweb.net. Përsa i përket komunikimit elektronik, Saranda Web mbetet kontakti i parë dhe kryesor, si në rrjetin social facebook, ashtu edhe nëpërmjet websaitit www.sarandaweb.net

Sarande Albania

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Twitter Saranda Web

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

Linktree sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

PD ngre alarmin: Në Butrint po zhduket midhja! Apeli ndaj ministres Anila Denaj dhe bashkisë Sarandë
Projektligji për administratorët e pallateve: Nëse nuk e zgjedhin banorët, e cakton bashkia
Banorët e rrugës së 5-të kërkojnë largimin e kabinës elektrike nga trotuari
Banorët të paguajnë tarifa për administrimin e pallateve, gjoba 30% në muaj për vonesat
Kumbaro sqaron si do të funksionojnë plazhet gjatë vitit 2025 – VIDEO
Kumbaro: Në 2025 do kemi Prioritet plazhet publike, bashkitë të menaxhojnë hapësirat

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.