Pranë komunitetit që nga viti 2013
Saranda Web është një media lokale që ndjek zhvillimet në Sarandë, Delvinë, Finiq dhe Konispol. Në qendër të punës sonë janë njerëzit, shqetësimet e komunitetit dhe historia e vendit ku jetojmë.
Si filloi Saranda Web
Saranda Web nisi në vitin 2013 në Facebook, si një iniciativë për informimin dhe promovimin e vlerave turistike e kulturore të zonës së Sarandës. Në prill të vitit 2016 u hap faqja sarandaweb.net.
Sot, përmes faqes dhe rrjeteve sociale, përcjellim lajme, raportime, intervista, histori dhe informacione që lidhin komunitetin vendas me lexuesit brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Misioni ynë
Të trajtojmë çështjet me interes publik, të përcjellim informacion të saktë dhe t’u japim hapësirë shqetësimeve të qytetarëve.
Synojmë të afrojmë komunitetin me informacionin që e ndihmon të kuptojë zhvillimet dhe të marrë pjesë në jetën publike.
Vlerat që na udhëheqin
Respekti për të vërtetën, dinjitetin njerëzor, të drejtat e qytetarëve dhe vlerat demokratike.
Kundërshtojmë diskriminimin dhe gjuhën e urrejtjes. I japim rëndësi përgjegjësisë në raportim dhe komunikimit të hapur me publikun.
Çfarë mbulojmë
Nga aktualiteti dhe zhvillimet vendore te historia, arkeologjia, kultura dhe destinacionet turistike. Publikojmë gjithashtu informacione për shërbimet dhe njoftime që i shërbejnë komunitetit.
Transparencë dhe komunikim
Lexuesit mund të na dërgojnë informacione, vërejtje dhe kërkesa për korrigjim. Për misionin editorial dhe informacionet e transparencës, konsultoni faqen tonë përkatëse.
Saranda Web • Sarandë, Shqipëri
NUIS: M03720801L