Termat dhe Kushtet e blerjes

Ky dokument përfaqëson një marrëveshje të lidhur mes Saranda Web, e regjistruar pranë QKR me NIPT: M03720801L me adresë Lagjja nr. 1, Rr. “Onhezmi”, Sarandë dhe Klientit, që përfaqëson çdo subjekt që bën blerje në rrugë elektronike, në faqen https://sarandaweb.net/

Kjo marrëveshje përcakton Termat dhe Kushtet e blerjes, (më poshtë të quajtur Termat dhe Kushtet), që shpjegojnë të drejtat dhe detyrimet e përdoruesve të kësaj faqeje (më poshtë të quajtur Ju, Klienti, Blerësi) dhe “ Saranda Web “ (më poshtë të quajtur, Ne, Saranda Web , Shitësi).

Saranda Web ka të drejtë të ndryshojë dhe përditësojë në çdo kohë Termat dhe Kushtet. Në çdo rast, ndryshimet do të publikohen në këtë faqe interneti dhe do të hyjnë në fuqi në momentin e publikimit. Në asnjë rast ato nuk do të kenë fuqi prapavepruese.

Duke kryer një porosi në rrugë elektronike, nëpërmjet faqes së internetit https://sarandaweb.net/, ju pranoni dhe bini dakort me të gjithë Termat dhe Kushtet. Është përgjegjësia juaj të lexoni dhe kuptoni Termat dhe Kushtet përpara kryerjes së çdo blerjeje. Nëse nuk jeni dakort me Termat dhe Kushtet, ju nuk duhet të përdorni shërbimet e kësaj faqeje.

Saranda Web ka të drejtën të anullojë një porosi dhe të ndalojë aksesin në faqe, të një ose më shumë subjekteve, për shkak të mosrespektimit të Termave dhe Kushteve, apo për çfarëdo arsye tjetër.

PROÇEDURA E BLERJES

Për të kryer blerje në rrugë elektronike, Klienti duhet të jetë mbi moshën 18 vjeç, me zotësi të plotë juridike për të vepruar.

Produktet

Klienti mund të njihet me produktet në faqen e internetit https://sarandaweb.net/ dhe të informohet me karakteristikat kryesore të tyre. Për çdo produkt do të jepen të dhëna në lidhje me cilësitë e produktit, përdorimin, çmimin etj.

Saranda Web nuk mund të garantojë që të gjitha të dhënat të jenë të përditësuara e pa gabime.

Fotot e publikuara me qëllim ilustrimin e produkteve, mund të mos shfaqin gjithmonë karakteristikat reale të produktit si: ngjyra, forma, përmasat, të cilat mund të mos përputhen me të dhënat e publikuara në tekstin e produktit përkatës. Saranda Web nuk mban përgjegjësi në rast të ndonjë gabimi apo mospërputhje në ilustrimin e produktit.

Në rast se Blerësi vëren se karakteristikat e produktit të dorëzuar nuk përputhen me ato të publikuara në https://sarandaweb.net/, ai ka të drejtë të njoftojë Saranda Web dhe të kthejë produktin.

Saranda Web nuk mund të garantojë disponueshmërinë e çdo produkti të publikuar. Disponueshmëria i korrespondon gjëndjes në magazinë, të ditës së mëparshme të punës. Në rast mungese të produktit të porositur, Saranda Web merr përsipër të njoftojë klientit sa më shpejt me çdo mënyrë komunikimi të vënë në dispozicion prej tij.

Saranda Web mund të vendosë në çdo kohë të pezullojë, ndryshojë apo përfundojë publikimin dhe shitjen e produkteve në rrugë elektronike, për shkak të mirëmbajtjes, përditësimit të faqes apo për çfarëdo arsye tjetër.

Saranda Web rezervon të drejtën e pronësisë mbi produktet e dorëzuara deri në kryerjen e pagesës së plotë të çmimit nga Klienti (transferim i fondeve në llogarinë bankare të Saranda Web).

Çmimi i produkteve

Çdo produkt shoqërohet me çmimin e shitjes, i cili është çmimi me TVSH i produktit. Ky çmim nuk përfshin koston e transportit. Saranda Web ka të drejtë të ndryshojë çmimet në çdo kohë. Në rast gabimi në shkrim në lidhje me çmimin e një apo disa produkteve, Saranda Web do t’ia njoftojë gabimin Klientit. Klienti është i lirë të zgjedhë, të përfundojë blerjen ose ta anullojë atë.

Kosto e transportit

Kostot e transportit të produkteve përcaktohen në varësi të vlerës totale të porosisë dhe të vendodhjes së Klientit. Këto kosto janë të publikuara në faqen e internetit www.SarandaWeb.net.

Klienti njihet me vlerën e dërgimit të produkteve gjatë kryerjes së porosisë në faqen e internetit të Saranda Web.

Klienti pranon se është plotësisht i informuar në lidhje me pagesën e kostos së transportit, vlerë e cila i shtohet çmimit të produkteve të porositura.

Kryerja e porosisë

Klienti zgjedh produktin ose produktet nëpërmjet proçedurës së përshkruar në faqen e internetit dhe shikon porosinë paraprake, që përmban të dhënat për produktet, sasinë, çmimin e tyre, çmimin e transportit dhe vlerën totale për pagesë.

Klienti konfirmon blerjen dhe është i detyruar të vendosë të dhëna të vërteta dhe të sakta, të nevojshme për përfundimin e blerjes dhe dorëzimin e produkteve.

Pas konfirmimit të blerjes Klienti njoftohet me email, i cili konfirmon blerjen në rrugë elektronike dhe përmban informacionin mbi produktin, sasinë, çmimin dhe numrin e porosisë.

Porosia e Klientit do të konsiderohet e pranuar vetëm pas konfirmimit të saj nga Saranda Web.

Saranda Web ka të drejtë të refuzojë dhe mos ekzekutojë porosinë e Klientit në çdo kohë dhe për çfarëdo arsye. Në çdo rast Saranda Web njofton Klientin, me një nga mënyrat e vëna në dispozicion prej tij.

Saranda Web nuk mban përgjegjësi për mosfunksionimin e faqes së internetit, vonesa apo moslejim i kryerjes së porosive në rrugë elektronike, për shkak të ngjarjeve përtej kontrollit të arsyeshëm të Saranda Web.

Krijimi i një llogarie

Saranda Web i jep mundësi çdo përdoruesi të faqes, të krijojë një llogari në faqen e internetit https://sarandaweb.net/ dhe të regjistrohet me të dhëna të sakta, në lidhje me identitetin dhe mënyrën e pagesës (të dhëna mbi karta debiti/krediti). Me krijimin e një llogarie klienti vendos emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin (password), të nevojshëm për të pasur akses në llogari. Është përgjegjësi e plotë e klientit të mbajë sekret dhe të mos zbulojë te persona të tretë fjalëkalimin (password).

Saranda Web nuk mban asnjë përgjegjësi nëse në llogarinë e Klientit, me emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin e tij kryhen porosi dhe blerje nga përsona të tjerë.

Pagesa

Pas përfundimit të porosisë, Klienti merr përsipër të paguajë vlerën e produkteve të zgjedhura prej tij dhe koston e transportit. Klienti zgjedh një nga mënyrat e pagesës, të vëna në dispozicion nga Saranda Web: pagesë në dorëzim, pagesë më kartë debiti / krediti ose pagesë me transfertë bankare.

Nëse Saranda Web nuk mund të plotësojë porosinë ose një pjesë të saj, Klienti informohet paraprakisht për produktet që mungojnë dhe zgjedh të vazhdojë me blerjen (në këtë rast i zbritet vlera e produkteve që mungojnë dhe kosto përkatëse e transportit), ose të anullojë porosinë.

Informacionet e regjistruara nga sistemi i Saranda Web shërbejnë si provë të komunikimeve, porosive dhe pagesave të kryera ndërmjet Saranda Web dhe Klientit.

Verifikimi i të dhënave të Klientit dhe dhënia prej tij e numrit të kartës bankare përbëjnë nënshkrim dhe pranim të shprehur të të gjitha transaksioneve të kryera në faqen e internetit https://sarandaweb.net/.

Gjatë kryerjes së pagesës, Klienti lidhet automatikisht me serverin e pagesave, pjesë e sistemit të kontrollit të qendrës së përpunimit të të dhënave të bankës.

Të dhënat bankare të Klientit janë të mbrojtura nëpërmjet enkriptimit. Ato nuk kalojnë nëpërmjet sistemeve elektronike të Saranda Web dhe nuk ruhen në sistemet elektronike të Saranda Web.

Saranda Web nuk mban asnjë përgjegjësi nëse karta bankare, me të cilën kryhet një pagesë në faqen e internetit https://sarandaweb.net/ është një kartë e vjedhur apo e deklaruar e humbur, nëse banka përkatëse autorizon pagesën.

Dorëzimi i produkteve

Dorëzimi i produkteve do të kryhet sipas afateve të publikuara në këtë faqe interneti, brenda 2 (dy) ditëve nga dita pasardhëse e konfirmimit të porosisë nga Saranda Web, për porositë në territorin e Shqipërisë, brenda 7 (shtate) ditëve për porositë me destinacion Kosovën dhe brenda 30 (tridhjetë) ditëve në vende të tjera.  Në çdo rast, ky afat jepet vetëm për referencë dhe në varësi të disponueshmërisë së produkteve në magazinë.

Klienti do të kontakohet nga transportuesi me telefon brenda afatit të mësipërm, për të caktuar një orar për dorëzimin e produkteve të porositura.

Në rast se parashikohet shtyrja e afatit të dorëzimit, Saranda Web informon Klientin sa më shpejt. Klienti ka të drejtë të zgjedhë nëse do të mbajë porosinë apo do ta anullojë atë tërësisht apo pjesërisht.

Saranda Web nuk është përgjegjëse për pasojat e ngjarjeve që janë përtej kontrollit të saj të arsyeshëm, të tilla si ngjarje të forcës madhore ose që varen nga transportuesi, të cilat do të vononin ose ndalonin dorëzimin e produkteve të porositura.

Vonesat në dorëzimin e produkteve ose mospërmbushja e porosisë nuk mund të kenë si pasojë dëmshpërblimin e Klientit apo të furnitorëve të tij.

Klienti merr përsipër të marrë në dorëzim produktet në emër të tij apo të personit në emër të të cilit është kryer porosia, në adresën e caktuar prej tij gjatë kryerjes së porosisë.

Në rast dëmtimi të paketimit apo ambalazhit gjatë transportit, Klienti merr përsipër të refuzojë marrjen në dorëzim të produkteve të dëmtuara, duke përcaktuar arsyen e refuzimit në aktin e marrjes në dorëzim.

Në momentin qe kartembajtesi refuzon te kete kryer blerjen, kjo do te vertetohet nepermjet logs dhe te dhenave te tjera qe marrim nga banka.

Me nënshkrimin e aktit të marrjes në dorëzim pa asnjë vërejtje, dhe me pranimin e produkteve, Klienti pranon se produktet i janë dorëzuar në gjendje të mirë.

Në rast të vërejtjeve në lidhje me dorëzimin e produkteve të dëmtuara ose jo në përputhje me cilësinë ose sasinë e porositur, Klienti merr përsipër të njoftojë Saranda Web.

Saranda Web do të ridërgojë porosinë e saktë brenda 5 (pesë) ditëve nga marrja e njoftimit të mësipërm.

Në rast se produkti që ju keni porositur nuk është më i disponueshëm, Saranda Web do ju rimbursojë vlerën e blerjes brenda 14 (katërmbëdhjetë) ditëve.

Ne momentin e dorezimit te produktit identifikohet personi qe merr sherbimin me kartembajtesin.

Në rast se transportuesi nuk arrin të dorëzojë produktet për faj të Klientit, si për shembull mosrespektim i orarit të caktuar për dorëzimin e produkteve, moskomunikimi i kushteve të veçanta të aksesit, Klienti humbet të drejtën e rimbursimit të kostove të dërgimit. Kostot e kthimit të produktit do të zbriten gjithashtu nga rimbursimi i çmimit të produktit.

Anullimi i porosisë

Klienti ka të drejtë të anullojë porosinë e tij, në rast mospërmbushje nga Saranda Web të afatit të dorëzimit të parashikuar në këtë dokument, duke njoftuar Saranda Web.

Kërkesa për anulim do të merret parasysh vetëm nëse dorëzimi i produkteve të porositura nuk ka ndodhur ndërmjet datës së dërgimit dhe marrjes së kërkesës.

Në rastet e mësipërme të anulimit, Klienti do të rimbursohet për pagesën e kryer brenda një afati prej 14 (katërmbëdhjetë) ditë nga marrja e kërkesës nga Saranda Web.

Kthimi i produkteve

Klienti nuk ka të drejtë të kthejë produktin, pa dhënë arsye.

Klienti ka te drejte ta ktheje produktin vetem ne qofte se Produkti nuk ploteson kerkesat teknike

te percaktuara me perpara ndermjet Klientit dhe Shitesit

Produkti duhet të kthehet në adresën e përcaktuar nga Saranda Web në fillim të këtij dokumenti. Produkti i kthyer duhet të jetë me paketimin dhe ambalazhimin e tij origjinal, i padëmtuar, i papërdorur dhe tё shoqërohet me të gjithë aksesorët, dokumentat që vërtetojnë blerjen në rrugë elektronike.

Produktet e kthyera të mangëta, të dëmtuara, të përdorura ose të ndotura nuk do të pranohen nga Saranda Web.

Klientit do t’i rimbursohet çmimi i produktit. Shpenzimet për kthimin e produktit janë në ngarkim të Klientit.

Mbrojtja e të dhënave personale

Saranda Web ruan dhe përpunon të dhënat personale të klientëve sipas Ligjit 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Qëllimi kryesor i përpunimit të të dhënave personale është sigurimi i dorëzimit të rregullt të porosive të kryera, nëpërmjet faqes https://sarandaweb.net/, përmirësimi i cilësisë së shërbimit, komunikimi i informacioneve në lidhje me porositë e kryera dhe që mund t’i interesojnë klientit.

Klienti ka tё drejtё të refuzojë nё çdo kohё komunikimin e ofertave promocionale nga ana e Saranda Web.

Të dhënat personale ruhen nga Saranda Web dhe mund t’i komunikohen partnerëve tregtare, vetëm me miratimin paraprak të klientit.

Tё dhënat personale mbrohen nёpёrmjet fjalёkalimit qё klienti përdor, pёr kryerjen e blerjeve nё rrugё elektronike. Klienti merr përsipër që fjalёkalimin ta mbajë gjithmonё konfidencial.

Nëse klienti mendon ose dyshon se llogaria e tij ёshtё nё rrezik duhet tё njoftojë menjёherё Saranda Web.

Klienti ka të drejtën e aksesit, korrigjimit, fshirjes së të dhënave të tij personale ose kundërshtimit të përpunimit të tyre. Klienti mund të ushtrojë këto të drejta në çdo kohë duke iu drejtuar Saranda Web.

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.