Plazhi Shpella Lukove

Plazhi Shpella Lukove – VIDEO

 

Plazhi Shpella Lukove – Vija bregdetare e Lukovës përbëhet nga një shumëllojshmëri të plazheve të vogla. Dhe një plazh i madh me emrin Shpella Lukove.

 

Ku ndodhet Plazhi Shpella Lukove

 

Plazhi i Shpella Lukove gjendet 25 km larg Sarandës
Rruga për në plazhin Shpella Lukove ndjek kodrat poshtë si një rrugë gjarpër midis ullinjve. Është pikërisht kjo pamje që i jep asaj një bukuri unike dhe natyrore.

 
https://youtu.be/Zy2CNAmCXRI
 

Lukova është një fshat bregdetar në rrethin e Sarandës.

 


Lukova konsiderohet si perla e bregut të Jonit. Gjelbërimi i pafund bashkohet në harmoni të plotë me ngjyrën e kaltër të detit Jon… Klima bregdetare gërshetohet mrekullisht me klimën malore… Aroma e portokallit dhe e luleve shumëngjyrëshe lodron në krahët e flladit të shëndetshëm të detit Jon… Ju mirëpret për të zbuluar nga afër mrekullitë e saj dhe ju premton një verë të paharrueshme.

Lukova është një ndër fshatrat karakteristike të bregdetit shqiptar. Ndodhet vetëm 21 km larg qytetit të Sarandës në një pozitë mjaft të favorshme gjeografike. Ofron për pushuesit mundësinë e përzgjedhjes së një pakete mjaft të kombinuar pushimesh. Lukova është rreth e pozicionuar midis qyteteve të Sarandës dhe Himarës. Jo më larg se 30 minuta udhëtim, nga këto dy pika.

 

Fshati shtrihet në dy kodra të veshura me plantacione ullinjsh dhe portokallësh… Në bregdetin e saj të gjerë strehon një numër të madh plazhesh. Plazhet janë të përmasave të ndryshme, duke filluar që nga plazhet e vogla me një atmosfere tejet intime… Po ashtu edhe plazhet plazhi Shpella Lukove dhe Plazhi i Bunecit.

 

Emri Lukove mundet që vjen nga sllavishtja luk – vend i gjelbër ose pyll i dendur. Vendndodhja e saj e hershme është qyteza e Dhoknës në kodrat e Gjashnjarit që i takon shek. III – II p.e.r. Figuron i dokumentuar në kadastrat e regjistrimit osman të vitet 1431 dhe 1582 me emrin Llukova. Nga Lukova ka qënë Shën Nimfoni, klerik i lartë në Kostandinopoje (Stamboll). Ai ka lindur rreth viteve 50 të shek. XIII. Fillimisht punoi prift në Manastirin e Mesopotamit.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Twitter Saranda Web

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

ALYACHT PREMIUM HOTEL kërkon Recepsionist Turni i Natës
Ndryshime të reja për legalizimet: Afat 30 ditë dhe mbyllje dosjeje për ata që pengojnë verifikimet
Tumat në Bajkaj: Çfarë zbuluan arkeologët në kodrat që banorët i quanin “kokojka”?
Banorët e Ksamilit denoncojnë rrugën e dëmtuar: “Prej korrikut është lënë pa u rregulluar”
Artizanët e Butrintit, duart që e kthejnë historinë në kujtime për vizitorët – VIDEO
Reagon për herë të parë Eli Fara: Më kanë cënuar privatësisë, përballem me gjykime e fyerje

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.