GUIDE: PUSHIME NE SARANDE (e detajuar)

01/02/2318:06

Shperndaje:

GUIDE: PUSHIME NE SARANDE

Guide për pushime ne Sarande – Plazhet e jashtëzakonshme, pamja, vendet historike, ‘Syri i Kaltër’, çmimet e arsyeshme..

Janë disa nga arsyet që Saranda po konsiderohet si një nga vendpushimet më moderne në rajon. Saranda ofron shumë atraksione për vizitorët. GUIDE: PUSHIME NE SARANDE

Shqipëria vazhdon të rekomandohet për t’u vizituar nga faqe të ndryshme. Njëra nga bukuritë më të mëdha të saj gjendet në Sarandë.

Saranda është një qytet bregdetar në jug të Shqipërisë, afër kufirit me Greqinë, një vend që ka plazhe të mrekullueshme në detin Jon.

GUIDE PËR PUSHIME NE SARANDE

Saranda është një parajsë e vogël që i ka të gjitha kushtet për të kaluar një pushim të mrekullueshëm si plazhet me gurë të vegjël natyral. Një det të mrekullueshëm të kaltër, si dhe me pamje të jashtëzakonshme që të lë pa frymë.

Por, Saranda është e pasur edhe me bukuri tjera si Korfuzi, që është një vend atraktiv për ata të cilët janë të pasionuar pas historisë. Në qytet mund të vizitoni Sinagogën Hebraike. Muzeun Arkeologjik dhe të Kulturës, Manastirin e Dyzetë Shenjtorëve etj.

Vetëm pak kilometër larg Sarandës ndodhet Delvina, ku mund të vizitoni Xhaminë e Gjin Aleksit. Kompleksin Islamik, Manastirin e Kamenos, Burimet e Tatzatit etj. Edhe zona e Finiqit është e pasur me monumente të trashëgimisë kulturore si qyteti antik i Finiqit. Manastiri i Shën Kollit Mesopotam, puset dhe kishat në Dhrovjan, Dhivër, Cerkovicë, Leshnicë, Malcan etj.

Ksamili, Ishujt e Ksamilit, Kalaja Madhështore e Ali Pashë Tepelenës dhe Butrinti janë tjerë ndalesa të nevojshme në Sarandë. Në këtë qytet ka shumë bukuri. Dhe me të drejt po konsiderohet si një nga vendpushimet më moderne në rajon që ofron shumë atraksione për vizitorët.

Por, këtu nuk përfundojnë bukuritë e Sarandës. ‘Syri i Kaltër’ është një ‘vepër’ e jashtëzakonshme që tërheq shumë turistë. Numri i vizitorëve çdo ditë e më shumë po rritet, kurse edhe çmimet janë shumë të arsyeshme.

Ju mund të rezervoni këtu apartamentin për pushimet në Sarandë

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Ministria e Turizmit reagon për  ekskavatorët në Finiq: “Nuk ka gërmime të paligjshme, po kryhen punime restaurimi të miratuara”
260 mm shi në 72 orë, bilanci nga çarja e argjinaturës: 800 krerë bagëti të ngordhura dhe 1350 ha të përmbytura
Ekskavatorët në Parkun e qytetit antik të Finiqit ngrenë alarmin! Çfarë po ndodh?
Akuzohet nga vëllai se i ka shkatërruar orenditë dhe pajisjet elektroshtëpiake, shpallet në kërkim
Saranda ndez dritat e festave të fundvitit – VIDEO
Hotel Ari në Sarandë kërkon punonjëse për mirëmbajtje dhe pastrim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.