Saranda edhe këtë vit me mësim me dy turne, premtimi për Eko Kampusin mbetet në letër

Saranda edhe këtë vit me mësim me dy turne, premtimi për Eko Kampusin mbetet në letër

Nesër në mëngjes fëmijët në Sarandë do të marrin çantat dhe do të nisen drejt shkollave për ditën e parë të vitit të ri shkollor. Do të ketë lule, fotografi, urime dhe fjalime. Drejtues institucionesh do të vizitojnë shkollat, ndërsa rrjetet sociale do të mbushen me buzëqeshjet e nxënësve.

 

Saranda edhe këtë vit me mësim me dy turne, premtimi për Eko Kampusin mbetet në letër

 

Por pas atmosferës festive të ditës së parë fshihet një realitet që Saranda nuk ka mundur ta ndryshojë prej vitesh: edhe këtë vit shkollor, mësimi do të zhvillohet me dy turne.

 

Premtimet për t’i dhënë fund kësaj situate, të paktën për një pjesë të nxënësve, nuk janë realizuar.

Godina e Eko Kampusit, një investim i nisur rreth dhjetë vite më parë dhe që duhej të sillte më shumë hapësira për arsimin në qytet, nuk do t’i hapë dyert për nxënësit as këtë shtator.

 

Premtimi për të përfunduar investimin në godinën e Eko Kampusit dhe për të hapur aty një shkollë 9-vjeçare ka mbetur sërish vetëm premtim. Edhe këtë shtator dyert e saj nuk do të hapen për nxënësit.

 

Pasojat do t’i vuajnë përsëri fëmijët dhe prindërit, të cilët do të nisen drejt 2 shkollave të vetme në qendër të qytetit, mes kaosit të trafikut. Një situatë që vazhdon prej vitesh në një qytet ku çdo shtator premtohet zgjidhje.

 

Edhe gjimnazistët e nisin vitin me një tjetër shqetësim: projektin e paralajmëruar nga Bashkia Sarandë për përdorimin e ambienteve dhe terreneve sportive për parkimin e automjeteve.

 

Nesër do të ketë urime, fotografi dhe buzëqeshje. Por pasi të mbarojë festa e ditës së parë, nxënësit e Sarandës do të mbeten përballë së njëjtës të vërtetë: dy turne, mungesë hapësirash dhe një Eko Kampus që prej vitesh pret të bëhet shkollë. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Rama: Vitin tjetër nafta do të ulet me 32 lekë për litër, taksa e qarkullimit do të kalojë te makina
Lexoni më shumë
Tarifat e ujit në Sarandë dhe Ksamil drejt ndryshimit, qytetarët furnizohen vetëm 2–5 orë në ditë
Lexoni më shumë
Vrasja e Rexhep Ismailit në Gjashtë të Sarandës, kapen në Greqi dy të kërkuarit
Lexoni më shumë
Pronat në Volloder: Të djathtët bllokuan mbledhjen, Bashkia Sarandë rikthen për votim projektvendimin
Lexoni më shumë
Aksident në Sarandë, përplasen dy automjete, njëri përmbyset në rrugë
Lexoni më shumë
Protestat japin efektet e para: qeveria ul TVSH-në për ushqimet bazë në 6% 
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.