9-vjeçarja Sania përfaqëson Sarandën në “Miss Junior Albania” dhe kërkon mbështetjen tuaj
Një 9-vjeçare nga Saranda ka nisur rrugëtimin e saj në “Miss Junior Albania”, event që do të zhvillohet më 1 nëntor në Krujë, me pjesëmarrjen e fëmijëve të grupmoshave nga 6 deri në 15 vjeç. Sania, vetëm 9 vjeçe, do të jetë pjesë e këtij aktiviteti si përfaqësuese nga Saranda, në një eksperiencë të re që për të dhe familjen e saj është e mbushur me emocion, entuziazëm dhe ëndrra.
Përveç çmimit të madh që do të jepet në eventin e 1 nëntorit, pjesëmarrëset kanë mundësi të marrin edhe një çmim të veçantë që lidhet me mbështetjen e publikut në rrjetet sociale. Për këtë arsye, nga sot e deri në ditën e eventit, Sania synon të mbledhë sa më shumë pëlqime dhe mbështetje për postimin e saj. Familjarët e 9-vjeçares ftojnë qytetarët e Sarandës dhe të gjithë ata që dëshirojnë ta mbështesin, të ndjekin faqen e konkursit në Instagram, të bëjnë LIKE ❤️ në postimin e Sanias dhe ta shpërndajnë atë.
🩵 MBËSHTET SANIAN NGA SARANDA
Për ta mbështetur Sanian, ndiqni faqen e Miss Junior Albania në Instagram dhe gjeni postimin e saj. Çdo follow, like dhe share deri më 1 nëntor ka vlerë në këtë rrugëtim.
👉 KLIKONI KËTU PËR TA MBËSHTETUR SANIAN NË INSTAGRAM
“Një mbështetje e vogël për Sanian tonë. Çdo follow, like dhe share ka shumë vlerë për të dhe na gëzon pafund. Sania ju përshëndet me shumë dashuri”, është mesazhi i familjes së saj.
Për Sanian, pjesëmarrja në “Miss Junior Albania” është një mundësi për të përjetuar diçka të re dhe për të përfaqësuar qytetin e saj në eventin që do të mbahet në Krujë.
Nga Saranda drejt ëndrrës – suksese Sania! 🩵⭐️👑