Urat e gurta në Theollogo, Ura e Cerkovices dhe Ura e Leshnices – VIDEO

Urat e gurta në Theollogo, Ura e Cerkovices dhe Ura e Leshnices

Ura e Cerkovicës është më e madhja e krahinës së Theollogos. Duket të jetë ndërtuar në shek 18-të dhe shërbente si kalim për në Monastirin e Shën Janit të Theollogos, por dhe për fshatrat më malorë të Leshnicës së Sipërme dhe të Poshtme. Ka gjatësi 37 metra dhe gjerësi 2,60 m etra është e shtruar me gurë. Përbëhet nga dy harqe gjysëm rrethorë në distancë 13 metra dhe është 5,6 metra mbi nivelin e ujit. Harku i madh ka rreze 4 metra dhe i vogli 3,50 metra.
Ura e Leshnicës së Poshtme u ndërtua në shekullin e 19-të që fshati të ketë akses nga ana e përroit. Ka një hark drite prej 6 metra. Gjatësia e saj është 11 metra, lartësia 4,5 metra dhe gjerësia 2 metra.
Në krah të Monastirit të Shën Gjergjit të Leshnicës së Sipërme është ndërtuar në shekullin e 17-të një tjetër urë e gurtë më e vogël se të tjerat. Ka gjatësi 6,5 metra dhe gjerësi 1,9 metra.
Urët e gurta të asaj periudhe rezistojnë akoma sot, pasi mjeshtrat i ndërtonin me merak të veçantë, duke respektuar gjithmonë ligjet e natyrës.

Urat e gurta në Theollogo, Ura e Cerkovices dhe Ura e Leshnices

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Nga mobilizimi qytetar te zhvillimi: çfarë mund të mësojë Butrinti nga zonat e mbrojtura në Slloveni dhe Itali
Lexoni më shumë
Policia nën akuza për dhunë terrorizuese, avokatët kërkojnë hetim të plotë për zinxhirin komandues
Lexoni më shumë
Bougainville Bay & Spa në Sarandë kërkon Elektriçist dhe Mirëmbajtës hoteli
Lexoni më shumë
Nga Greqia drejt Italisë për 2 500 euro: kapet në Konispol furgoni me 11 emigrantë
Lexoni më shumë
Parku eolik në Markat, projekti i licencuar në vitin 2008 ndryshon planin e ndërtimit
Lexoni më shumë
Butrinti fiton në transfertë ndaj Devollit, ngjitet në vendin e dytë dhe vijon garën për kreun
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.