Manastiri Shen Jani Theollogut, Cerkovice

Manastiri Shen Jani Theollogut, Cerkovice

Ndodhet në Cerkovicë dhe mendodhet se është ndërtuar në vitin 1600. Udhëtarë të asaj epoke e karakterizonin si fole shqiponje në shkëmb. Në manastirin e njohur të Shën Jani Theollogut u hap në vitin 1876 shkollë qendrore për tu shërbyer fshatrave përreth.

U themelua nga vëllezërit N. Lapa nga Dhrovjani, në kujtim të vëllait të tyre Evthimiu prandaj dhe u emërua “Shkolla Qendrore e Rizës Evthimios”.


Shën Kozmai Etolloi gjatë udhëtimit të tij të tretë të vitit 1777, duke ardhur nga Povlla, qëndroi dhe dha mësim para dëgjuesve të shumtë të Manastirit të Shën Jani Theollogut.
Thuhet se në Manastir ekzistonte një dorëshkrim me informacione të shumta historike për gjithë krahinën.

Manastiri i Shen Jani Theollogut, Cerkovice

Një person i quajturi Ciril nga Leshnica I cili kishte shërbyer si igumen i monastirit, I vendosur në Iasion të Moldavisë rreth viteve 1800, deklaroi se kishte marrë me vete këtë dorëshkrim të vyer dhe se do ta botonte, por gjurmët e tij humbën dhe dorëshkrimi nuk u bë publik.
Ndërtesat e vjetra rreth manastirit u rrëzuan gjatë viteve të regjimit komunist dhe me gurët e tyre ndërtuan stalla për bagëtitë.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

9-vjeçarja Sania përfaqëson Sarandën në “Miss Junior Albania” dhe kërkon mbështetjen tuaj
“E denoncova, por u la i lirë” – biznesmeni në Ksamil: Më shkaktoi 600 euro dëm në hotel
Protestë në gjimnazin “Lefter Talo” në Livadhja, 30 nxënës kërkojnë rikthimin e transportit
Shpallet tenderi 1.5 milionë euro për rikualifikimin e katër rrugëve në Ksamil
“O hajdut”! Pirro Vengu përballet me protestuesit para Kuvendit
Filiali i Universitetit të Tiranës në Sarandë çel vitin akademik, vijojnë regjistrimet

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.