BASHKIA FINIQ


Bashkia Finiq

Bashkia Finiq kufizohet në veri me bashkinë Delvinë, në jug me bashkinë Konispol, në lindje me bashkinë Dropull dhe në perëndim me bashkinë Sarandë. Kryeqendra e Bashkisë është Finiqi.


Popullsia: Sipas Censusit të vitit 2011 numëron një popullsi prej  11,862 banorësh. Ndërkohë që sipas Regjistrit Civil kjo bashki numëron 39,055 banorë në një sipërfaqe prej 441.20 km2. Në bazë të të dhënave të censusit, densiteti i popullsisë është 26.7 banorë për km2 ndërsa në bazë të regjistrit civil densiteti është 88.51 banorë/km2.

Bashkia Finiq – Njësitë Administrative


Njësitë administrative përbërëse janë: Finiq, Aliko, Mesopotam, Dhiver dhe Livadhja.

Të gjitha njësitë administrative janë pjesë e rrethit Sarandë, qarku Vlorë.  Bashkia Finiq përmbledh fshatrat  Livadhja, Kulluricë, Llazat, Kalcat, Kodër, Pandeleimon, Lefter Talo, Gravë, Qesarat, Komat, Karroq, Grazhdan, Zminec.  Dhivër, Rumanxë, Memoraq, Navaricë, Dermish, Leshnicë e Sipërme, Leshnicë e Poshtme, Janicat, Llupsat, Cerkovicë, Shëndre, Malcan.  Aliko, Çaush, Neohor, Tremul, Rahullë, Pllakë, Jermë, Vurgu i Ri, Halo, Dritas. Finiq, Buronjë, Çlirim, Vrion, Karahaxh, Bregas.  Mesopotam, Dhrovjan, Krongj, Bistricë, Velahovë, Livinë, Brajlat, Sirakat, Kostar, Fitore, Krane, Ardhasovë


Bashkia Finiq – Profili i bashkisë


Finiqi është një bashki që shtrihet në zonën bujqësore të fushës së Vurgut dhe në zonën malore të rrëzomës së Vurgut. Banorët e zonës i përkasin në shumicë minoritetit grek.
Zona bujqësore është pjellore dhe aktiviteti bujqësor është rigjallëruar gjatë viteve të fundit.
Infrastruktura e bashkisë është përmirësuar gjatë dy dekadave të fundit falë investimeve të shumta ndërkufitare por emigrimi ka larguar nga zona pjesën më të madhe të popullsisë, veçanërisht të rinjtë, duke lënë pas njerëz të moshuar.

KRYETARI – BASHKIA FINIQ

Kryetari i Bashkisë Finiq prej zgjedhjeve të vitit 2019 është Kristo Kiço. Kristo Kico mundi në këto zgjedhje kryetarin në detyrë Leonidha Hristo, për të cilin KLSH ka referuar në SPAK një dosje ku akuzohet për abuzime rreth 700 milionë lekë të vjetra.

Ndiqni Saranda Web për Lajme nga Bashkia e Finiqit

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Twitter Saranda Web

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Shuhet në moshën 69-vjeçare Apostol Lako, një emër i njohur në fushën e arsimit
Lexoni më shumë
Ndryshon orari në Qafë Botë, pala greke rikthen orarin dimëror
Lexoni më shumë
Finiq, i vjedhin të moshuarës 6,800 euro që i kishte kursyer për një operacion – VIDEO
Lexoni më shumë
Laert Vasili dhe Drilon Hoxha rikthehen në  Sarandë dhe e gjejnë sërish pa kinoteatër
Lexoni më shumë
Luftëtari mposht Butrintin në Sarandë, Delvina merr një pikë ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Organizatat kundër torturës dënojnë “brutalitetin policor” në protesta
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.