Shkarkohet Lamallari, vetëm gjashtë muaj në krye të Ministrisë së Brendshme. Gjurmët që la në Sarandë
Shkarkohet Besfort Lamallari, vetëm gjashtë muaj në krye të Ministrisë së Brendshme
Besfort Lamallari shkarkohet nga drejtimi i Ministrisë së Brendshme vetëm gjashtë muaj pas marrjes së detyrës. Kryeministri Edi Rama njoftoi se në vend të tij do të emërohet Ervin Demo, ndërsa Ministrisë së Brendshme do t’i bashkohen edhe kompetencat për pushtetin vendor.

Lamallari mori drejtimin e Ministrisë së Brendshme më 26 shkurt 2026, pas ndryshimeve të mëdha që Rama bëri në kabinet. Më herët, prej 11 shtatorit 2025, ai kishte drejtuar Ministrinë e Drejtësisë, ndërsa për vite me radhë kishte shërbyer si zëvendësministër i Brendshëm.
Largimi i tij vjen pas një periudhe problematike për rendin dhe sigurinë, veçanërisht në Sarandë dhe Ksamil. Gjatë muajve të drejtimit të Lamallarit, qytetarët u përballën me një seri ngjarjesh të rënda kriminale, konflikte të dhunshme, përdorim armësh dhe raste të përsëritura të shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Operacionet e zhvilluara nga autoritetet zbuluan se droga shitej jo vetëm në ambiente private dhe lokale, por edhe në zona të frekuentuara nga qytetarët dhe turistët, përfshirë shëtitoren e Sarandës. Këto raste ngritën pikëpyetje serioze mbi kontrollin e territorit dhe efikasitetin e strukturave vendore të policisë.
Po gjatë kësaj periudhe, strukturat policore në Sarandë u tronditën nga hetime dhe arrestime të punonjësve e drejtuesve të policisë, të dyshuar për korrupsion, shpërdorim detyre apo lidhje me aktivitetin kriminal. Situata kulmoi edhe me incidentin e rëndë brenda Komisariatit të Sarandës, ku një punonjës policie dyshohet se u mor peng nga persona që mbaheshin në dhomat e shoqërimit.
Një tjetër problem i madh ishte ndotja akustike. Gjatë gjithë sezonit turistik, Saranda dhe Ksamili u shndërruan praktikisht në një “megadisko”, me muzikë në nivele tepër të larta deri në orët e para të mëngjesit. Pavarësisht ankesave të banorëve dhe pushuesve, reagimi i policisë dhe institucioneve përgjegjëse ishte thuajse i padukshëm.
Vrasja e turistit 20-vjeçar portugez në Ksamil, episodet e dhunës në lokalet e natës, shpërndarja e drogës dhe konfliktet me armë dëshmuan se situata e sigurisë kishte dalë jashtë kontrollit në kulmin e sezonit turistik.
Në vetëm gjashtë muaj, Saranda nuk njohu përmirësim të rendit publik. Përkundrazi, problematikat u shtuan, ndërsa besimi i qytetarëve te strukturat e Policisë së Shtetit u godit nga skandalet, arrestimet dhe mungesa e reagimit në terren. Saranda Web
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Suvenire
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 16
11/09/2611:43
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 13
11/09/2611:43
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 28
11/09/2611:43
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 6
11/09/2611:43
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 24
11/09/2611:43