Gjykata e Sarandës rrëzon Prokurorinë: Hotel Central Park në Ksamil është me leje, të hiqet sekuestro

Gjykata e Sarandës rrëzon kërkesën e Prokurorisë për “Central Park” në Ksamil: Hoteli është me leje, të hiqet sekuestro 

Gjykata e Sarandës ka vendosur ditën e djeshme heqjen e sekuestros ndaj hotelit “Central Park Premium Hotel” në Ksamil, i cili ishte prezantuar në komunikatën e Prokurorisë së Sarandës si një objekt pesëkatësh i ndërtuar pa leje. Gjykata ka arsyetuar se hoteli disponon leje dhe ka numër pasurie të ndryshëm nga prona për të cilën Prokuroria kishte kërkuar sekuestrimin.

 

Gjykata e Sarandës rrëzon Prokurorinë: Hotel Central Park në Ksamil është me leje, të hiqet sekuestro

 

Sekuestrimi i “Central Park Premium Hotel” mori vëmendje të gjerë mediatike pas një komunikate të Prokurorisë së Sarandës. Në të, institucioni njoftonte sekuestrimin e hotelit, duke e cilësuar si objekt me pesë kate pa leje, si dhe të një objekti njëkatësh me sipërfaqe 52,2 metra katrorë pranë tij. Prokuroria njoftonte gjithashtu caktimin e masës “Arrest në shtëpi” për shtetasin K. P., në kuadër të procedimit penal nr. 522/2025, për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

 

Pas këtij njoftimi, edhe Policia publikoi një komunikatë ku i përshkruante dy objektet si ndërtime pa leje për shërbime hotelerie. Policia bënte të ditur se gjatë procedurave hoteli ishte gjetur në funksion, me pushues të akomoduar, dhe se ekzekutimi i plotë i vendimit të sekuestrimit ishte parashikuar për më 6 tetor 2026.

 

Vendimi i djeshëm ndryshon situatën për hotelin dhe vë në diskutim saktësinë e identifikimit të pasurisë në komunikatat zyrtare. Një subjekt i paraqitur publikisht si hotel pa leje rezulton, sipas vendimit të gjykatës, me leje dhe me numër pasurie tjetër nga ai që lidhej me kërkesën e Prokurorisë.

 

Kjo mospërputhje kërkon sqarim publik nga institucionet: si u identifikua hoteli përpara njoftimit të sekuestrimit dhe mbi çfarë verifikimesh u mbështet cilësimi i tij si ndërtim pa leje? Përhapja e këtij informacioni në mediat e vendit e bën të nevojshëm edhe pasqyrimin e vendimit të ri, për të korrigjuar informacionin e publikuar për subjektin. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Berisha: Rama duhet të japë dorëheqjen, të mos ndjekë shembullin e diktatorëve
Lexoni më shumë
Protesta e studentëve në Tiranë LIVE / Ndiqni transmetimin e drejtpërdrejtë nga Reuters
Lexoni më shumë
Nxënësit e “Hasan Tahsinit” bojkotojnë mësimin në Sarandë, thirrje bashkëmoshatarëve të bashkohen
Lexoni më shumë
Rama reagon pas protestave të studentëve: Hajdeni të ulemi dhe të gjejmë një zgjidhje
Lexoni më shumë
Nxënës dhe studentë paralajmërojnë bojkot dhe protesta edhe në Sarandë
Lexoni më shumë
Kumbaro reagon pas protestave të nxënësve dhe studentëve: Jemi të hapur për dialog
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.