Harta e re territoriale: Këshilltarët e Ksamilit kërkojnë të bëhen me bashki – VIDEO

Harta e re territoriale: Këshilltarët e Ksamilit kërkojnë të bëhen me bashki.

Këshilli Bashkiak i Sarandës diskutoi draftin e paraqitur nga Kuvendi për hartën e re territoriale, në një debat ku këshilltarët shprehën qëndrime të ndryshme për organizimin administrativ dhe mundësinë që Ksamili të bëhet bashki më vete. Çështja ishte parashikuar si pika e 11-të e rendit të ditës, por me kërkesë të këshilltarit Përparim Ahmeti u kalua si pikë e parë.

 

 

Gjatë diskutimit, Ahmeti evidentoi problematikat e sezonit veror në Ksamil, duke përmendur furnizimin me ujë dhe energji elektrike, trafikun dhe parkimet. Ai u shpreh se Ksamili ka kapacitete financiare dhe ekonomike për të funksionuar si bashki e pavarur nga Saranda.

 

Në fjalën e tij, Ahmeti tha gjithashtu se banorët kanë nisur mbledhjen e firmave për një referendum me këtë qëllim. Mbështetje për idenë e një bashkie më vete shprehu edhe këshilltari i Partisë Demokratike, Vesel Koçiu.

 

Kreu i këshilltarëve të majtë, Gjergji Imeri, kritikoi qëndrimin e PD-së, duke e cilësuar atë si një çështje të përdorur për politikë. Sipas tij, një angazhim serioz do të duhej të shoqërohej me paraqitjen e një drafti konkret për hartën territoriale.

 

Imeri argumentoi gjithashtu se rritja e numrit të bashkive do të sillte vështirësi në administrimin e tyre, përfshirë edhe ato që mund të drejtoheshin nga PD-ja.

Diskutimi për hartën e re territoriale u mbyll pa votim, pasi kjo pikë e rendit të ditës nuk parashikonte marrjen e një vendimi nga këshilli. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

540 mijë euro për përmirësimin e disa rrugëve periferike në Sarandë
Lexoni më shumë
Telefonata dhe internet në vendet e BE si në Shqipëri, çfarë parashikon marrëveshja e roaming
Lexoni më shumë
Kadastra ndryshon procedurën për shërbimet e shpejta – Si të aplikoni dhe sa duhet të paguani
Lexoni më shumë
Shi, erë e fortë dhe dallgëzim në Sarandë – Moti përkeqësohet nga e premtja
Lexoni më shumë
Natasha në Sarandë përfundon në spital pas ndërhyrjes së OSHEE dhe Policisë, reagon edhe Ina Zhupa
Lexoni më shumë
Momenti kur Policia e Sarandës “neutralizon” Natashën – VIDEO
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.