Rrëzohet nga skela gjatë punimeve në një banesë në Sarandë, Policia shoqëron pronarin

Rrëzohet nga skela gjatë punimeve në një banesë në Sarandë, Policia shoqëron pronarin 

Policia njofton se një 55-vjeçar është rrëzuar nga skela teksa po kryente punime në fasadën e një banese në rrugën “Mitat Hoxha”, në Sarandë.

 

 

Ngjarja është shënuar rreth orës 11:40. I dëmtuari Andon Jani Kapetani është transportuar në spitalin e Sarandës dhe më pas me helikopter drejt Tiranës.

 

Në vijim të veprimeve hetimore, pronari i banesës, Kristofor Mejdia, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, thuhet në njoftimin e Policisë. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Ikën nga dyqani me rroba të vjedhura, por i zbuloi alarmi – arrestohen 2 shqiptare në Janinë
Lexoni më shumë
Pompat me ngjyra të ndryshme, çmimet njësoj. Pse nuk ka konkurencë në tregun e naftës
Lexoni më shumë
Super-taksa për shtëpitë bosh, çfarë rrezikojnë emigrantët që kanë banesë në Shqipëri?
Lexoni më shumë
Ulja e pragut të TVSH-së prek rreth 18 mijë biznese, profesionistët paralajmërojnë ankim në Kushtetuese
Lexoni më shumë
Shoqata e Turizmit kundërshton TVSH-në 10%, Arben Cipa ngre shqetësimin për kursin e këmbimit
Lexoni më shumë
Transportonin 4 kinezë nga kufiri, arrestohet i riu nga Konispoli, kosovari ia mbath
Lexoni më shumë