Aksident i rëndë në Livadhja, i plagosuri në Spitalin e Traumës; automjeti u largua nga vendngjarja

Aksident i rëndë në Livadhja, 68-vjeçari Jorgo Koleci në Spitalin e Traumës; automjeti u largua

Një aksident i rëndë është denoncuar në Saranda Web, i ndodhur tre ditë më parë në Livadhja, Bashkia Finiq.

 

Aksident i rëndë në Livadhja, i plagosuri në Spitalin e Traumës; automjeti u largua nga vendngjarja

 

I aksidentuari është Jorgo Koleci, 68 vjeç, i cili mësohet se është goditur nga një automjet rreth orës 06:00 të mëngjesit, pranë një karburanti në Livadhja. Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja pa ndaluar për t’i dhënë ndihmë.

 

68-vjeçari është gjetur në rrugë nga banorë të zonës dhe është transportuar fillimisht drejt Spitalit në Sarandë. Për shkak të gjendjes së rëndë, më pas është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku vazhdon të marrë trajtim mjekësor.

 

Koleci ka pësuar dëmtime të rënda në këmbë, brinjë dhe shpatull, si dhe dëmtime në mushkëri.

Familjarët ngrenë shqetësimin se ngjarja nuk është bërë publike nga Policia, ndërsa deklarojnë se policia ka shkuar dhe ka dokumentuar vendin e aksidentit.

 

Deri në këtë moment nuk ka një njoftim zyrtar të Policisë për ngjarjen, rrethanat e aksidentit apo identifikimin e drejtuesit të automjetit. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Natasha në Sarandë përfundon në spital pas ndërhyrjes së OSHEE dhe Policisë, reagon edhe Ina Zhupa
Lexoni më shumë
Momenti kur Policia e Sarandës “neutralizon” Natashën – VIDEO
Lexoni më shumë
Së shpejti nisin punimet në rrugët Onhezmi dhe Vangjel Pandi në Sarandë
Lexoni më shumë
10 familje në Gjashtë prej 8 ditësh pa ujë, banorët denoncojnë ndërprerjen e furnizimit pa paralajmërim
Lexoni më shumë
Një vit i mbarë për Konispolin, rritet prodhimi i mandarinave dhe zgjerohen eksportet drejt Europës
Lexoni më shumë
Ermil Xhaferi, nga Saranda te Cage Warriors: fitorja e gjashtë në MMA profesioniste
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.