Rama: Shteti duhet t’i dalë zot Vlora Hysenit përballë linçimit që i bën publiku

Rama: Shteti duhet t’i dalë zot Vlora Hysenit përballë linçimit publik që i bëhet

Kryeministri Edi Rama kërkoi që shteti të reagojë ndaj linçimit publik që, sipas tij, po i bëhet ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni. Duke folur nga aeroporti i Rinasit pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara, ai theksoi se askush nuk ka të drejtë ta shpallë atë fajtore përpara një vendimi të gjykatës.

 

 

Rama tha se çdo dyshim ndaj Hysenit duhet të hetohet dhe çdo akuzë të provohet ose të rrëzohet përmes një procesi të paanshëm. Ai u shpreh se nuk do të ndërhyjë në përmbajtjen e dosjes apo në vendimin e gjykatës për caktimin e masës “arrest në shtëpi”.

 

Kryeministri kërkoi gjithashtu mbrojtjen e SHISH-it nga dëmet që mund t’i shkaktojnë spekulimet publike rreth çështjes. Sipas tij, hetimi dhe gjykimi i Hysenit u takojnë organeve të drejtësisë, ndërsa mbrojtja e institucionit është përgjegjësi e shtetit.

 

Rama tha se pret që këto përgjegjësi të diskutohen në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, të thirrur për të hënën në orën 08:30.

 

Vlora Hyseni është nën hetim nga SPAK, nën dyshimin se i ka dhënë informacione sekrete biznesmenit Ergys Agasi. Ndaj saj është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”. Fajësia ose pafajësia e saj përcaktohet vetëm nga gjykata. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

540 mijë euro për përmirësimin e disa rrugëve periferike në Sarandë
Lexoni më shumë
Telefonata dhe internet në vendet e BE si në Shqipëri, çfarë parashikon marrëveshja e roaming
Lexoni më shumë
Kadastra ndryshon procedurën për shërbimet e shpejta – Si të aplikoni dhe sa duhet të paguani
Lexoni më shumë
Shi, erë e fortë dhe dallgëzim në Sarandë – Moti përkeqësohet nga e premtja
Lexoni më shumë
Natasha në Sarandë përfundon në spital pas ndërhyrjes së OSHEE dhe Policisë, reagon edhe Ina Zhupa
Lexoni më shumë
Momenti kur Policia e Sarandës “neutralizon” Natashën – VIDEO
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.