Çfarë pritet të ndryshojë në 2027 me pensionet? Mosha, bonuset dhe indeksimi
Çfarë pritet të ndryshojë në 2027 me pensionet? Mosha, bonuset dhe indeksimi
Qeveria synon që reforma e pensioneve të nisë zbatimin në vitin 2027, por propozimet ende nuk janë miratuar. Zëvendësministrja e Ekonomisë, Olta Manjani, ka sqaruar se ato pritet të përfundojnë deri në fund të këtij viti dhe më pas të kalojnë në konsultim publik. Një nga ndryshimet që po shqyrtohet është përshpejtimi i rritjes së moshës së pensionit për gratë.
Aktualisht ato dalin në pension në moshën 62 vjeç dhe kjo moshë rritet me dy muaj çdo vit. Për burrat mosha është 65 vjeç, ndërsa rritja e saj pritet të nisë në vitin 2032. Ligji në fuqi parashikon që mosha e pensionit për gratë dhe burrat të arrijë në 67 vjeç në vitin 2056. Ende nuk është vendosur se sa do të përshpejtohet ky proces.

Sipas Manjanit, pensioni do të vazhdojë të llogaritet në bazë të viteve të punës dhe kontributeve të paguara. Reforma synon gjithashtu të përfshijë më shumë të punësuar në fondet private vullnetare të pensionit. Nevoja për ndryshime lidhet edhe me faktin se, sipas shifrave të cituara prej saj, rreth 80% e pensioneve të reja janë të pjesshme, pasi përfituesit nuk kanë plotësuar vitet e kërkuara të kontributeve.
Nga 1 janari 2027 parashikohet dyfishimi i bonuseve mujore. Për pensionet urbane të plota deri në 40 mijë lekë, bonusi do të jetë 3 600 lekë në muaj. Për pensionet urbane të pjesshme deri në 22 mijë lekë, bonusi do të jetë 1 600 lekë, ndërsa për pensionet rurale deri në 18 mijë lekë do të jetë 2 000 lekë. Bonusi për pensionet familjare parashikohet të jetë 1 400 lekë në muaj dhe për pensionet e invaliditetit 1 200 lekë.
Manjani tha se kufijtë e pensionit për përfitimin e bonusit nuk pritet të ndryshojnë. Kush e kalon kufirin për kategorinë e vet nuk e përfiton atë, ndërsa bonusi mund të jepet pjesërisht nëse shuma e pensionit dhe bonusit e tejkalon kufirin.
Pensionet u indeksuan me 2.7% në korrik dhe aktualisht nuk po diskutohet një indeksim i dytë gjatë këtij viti. Formula e indeksimit, sipas zëvendësministres, pritet të mbetet e lidhur me shportën e konsumit të pensionistëve.
Në vend marrin pension rreth 755 mijë qytetarë. Pensioni mesatar urban është 20 666 lekë, ndërsa ai rural 12 645 lekë. Ende nuk është përcaktuar sa do të rritet vetë pensioni mujor si rezultat i reformës. Saranda Web
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Suvenire
Anija “Liburna” gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
26/09/2620:14
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 2
26/09/2620:14
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 19
26/09/2620:14
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 24
26/09/2620:14
Kalaja Veneciane në Butrint, punim në rërë nga Agur Kapo
26/09/2620:14