Finiqi me autobus falas për banorët, miratohen 3 linja drejt Sarandës

Finiqi me autobus falas për banorët, miratohen 3 linja drejt Sarandës

Këshilli i Qarkut Vlorë, në mbledhjen e zhvilluar në Livadhja të Bashkisë Finiq, ka miratuar tri linja të transportit rrethqytetës, të cilat do të lidhin disa prej fshatrave të kësaj bashkie me Sarandën.

 

Finiqi me autobus falas për banorët, miratohen tri linja drejt Sarandës

 

Shërbimi do të realizohet me autobusin e blerë nga Bashkia Finiq dhe, sipas kryetarit të bashkisë Romeo Çakuli, do të jetë pa pagesë. Qëllimi është t’u krijohet mundësi veçanërisht të moshuarve të udhëtojnë drejt Sarandës për vizita dhe shërbime shëndetësore, pasi Finiqi nuk ka spital.

 

“Pagesë nuk do të ketë. Do të jetë për të moshuarit, që të kenë mundësi të shkojnë në spital, pasi Finiqi nuk ka spital”, është shprehur Çakuli.

 

Tri linjat e miratuara janë:

 

Cerkovicë – Shëndre – Dhivër – Memoraq – Fitore – Ardhasovë – Tremul – Rrahullë – Aliko – Çaush – Sarandë, me kthim.

 

Muzinë – Krongj – Bistricë – Mesopotam – Kranë – Sarandë, me kthim.

 

Vagalat – Dobra – Livadhja – Kulluricë – Pllakë – Sarandë, me kthim.

 

Për të tria linjat është parashikuar nisja në orën 08:00 dhe kthimi në orën 14:00, një herë në javë. Ky orar u jep mundësi banorëve të mbërrijnë në Sarandë gjatë paradites, të kryejnë vizita mjekësore apo nevoja të tjera dhe të kthehen brenda ditës.

 

Për realizimin e shërbimit, Bashkia Finiq zhvilloi procedurën për blerjen e një autobusi me mbi 15 vende. Fondi limit ishte 5.833.333 lekë pa TVSH, ndërsa fituese u shpall kompania LUAR Bros, me ofertë 4.375.000 lekë pa TVSH. Në tender morën pjesë gjashtë operatorë ekonomikë.

 

Nisma synon të zgjidhë një problem të rëndësishëm për banorët e zonave rurale të Finiqit, sidomos për të moshuarit që nuk kanë automjet apo mundësi të tjera transporti. Me autobusin e ri dhe tri linjat drejt Sarandës, udhëtimi i tyre do të ofrohet falas. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Berisha: Rama duhet të japë dorëheqjen, të mos ndjekë shembullin e diktatorëve
Lexoni më shumë
Protesta e studentëve në Tiranë LIVE / Ndiqni transmetimin e drejtpërdrejtë nga Reuters
Lexoni më shumë
Nxënësit e “Hasan Tahsinit” bojkotojnë mësimin në Sarandë, thirrje bashkëmoshatarëve të bashkohen
Lexoni më shumë
Rama reagon pas protestave të studentëve: Hajdeni të ulemi dhe të gjejmë një zgjidhje
Lexoni më shumë
Nxënës dhe studentë paralajmërojnë bojkot dhe protesta edhe në Sarandë
Lexoni më shumë
Kumbaro reagon pas protestave të nxënësve dhe studentëve: Jemi të hapur për dialog
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.