Po punonin te depozitat e karburantit, 39-vjeçari me djegie të rënda transportohet me helikopter

Po punonin te depozitat e karburantit, 39-vjeçari me djegie të rënda transportohet me helikopter 

Gjendja shëndetësore e Fatmir Pema, i cili u plagos mesditën e sotme në shpërthimin e ndodhur në pikën e karburantit “AN Oil” në Sarandë, paraqitet e rëndë.

 

 

Për shkak të djegieve të marra në trup, 39-vjeçari pritet të transportohet me helikopter drejt Tiranës për trajtim të specializuar.

 

Sipas të dhënave paraprake, shpërthimi ndodhi teksa dy punonjësit po punonin me trapan pranë depozitave të karburantit. Nga ngjarja u plagos edhe Florian Bica, 27 vjeç, i cili u dërgua në urgjencën e Sarandës pas tronditjes së shkaktuar nga shpërthimi.

 

Policia dhe grupi hetimor vijojnë punën për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e saktë të ngjarjes. Saranda Web 

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Ikën nga dyqani me rroba të vjedhura, por i zbuloi alarmi – arrestohen 2 shqiptare në Janinë
Lexoni më shumë
Pompat me ngjyra të ndryshme, çmimet njësoj. Pse nuk ka konkurencë në tregun e naftës
Lexoni më shumë
Super-taksa për shtëpitë bosh, çfarë rrezikojnë emigrantët që kanë banesë në Shqipëri?
Lexoni më shumë
Ulja e pragut të TVSH-së prek rreth 18 mijë biznese, profesionistët paralajmërojnë ankim në Kushtetuese
Lexoni më shumë
Shoqata e Turizmit kundërshton TVSH-në 10%, Arben Cipa ngre shqetësimin për kursin e këmbimit
Lexoni më shumë
Transportonin 4 kinezë nga kufiri, arrestohet i riu nga Konispoli, kosovari ia mbath
Lexoni më shumë