Shpërthim në një karburant në Sarandë, dy punonjës të plagosur – VIDEO

Shpërthim në një karburant në Sarandë, dy punonjës të plagosur

Një shpërthim ka ndodhur pak minuta më parë në pikën e karburantit “AN Oil”, në rrugën “Skënderbeu” në Sarandë.

 

 

Si pasojë, dy persona janë plagosur dhe janë transportuar në urgjencën e spitalit të Sarandës. Sipas burimeve nga bluzat e bardha, Fatmir Pema, 39 vjeç, ka pësuar djegie në trup, ndërsa Florian Bica, 27 vjeç, është dërguar në spital për shkak të tronditjes së shkaktuar nga shpërthimi.

 

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe zjarrfikëse. Nga të dhënat paraprake, pika e karburantit nuk ka pësuar dëme të mëdha.

Shkaqet e shpërthimit mbeten ende të paqarta, ndërsa vijojnë verifikimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Ikën nga dyqani me rroba të vjedhura, por i zbuloi alarmi – arrestohen 2 shqiptare në Janinë
Lexoni më shumë
Pompat me ngjyra të ndryshme, çmimet njësoj. Pse nuk ka konkurencë në tregun e naftës
Lexoni më shumë
Super-taksa për shtëpitë bosh, çfarë rrezikojnë emigrantët që kanë banesë në Shqipëri?
Lexoni më shumë
Ulja e pragut të TVSH-së prek rreth 18 mijë biznese, profesionistët paralajmërojnë ankim në Kushtetuese
Lexoni më shumë
Shoqata e Turizmit kundërshton TVSH-në 10%, Arben Cipa ngre shqetësimin për kursin e këmbimit
Lexoni më shumë
Transportonin 4 kinezë nga kufiri, arrestohet i riu nga Konispoli, kosovari ia mbath
Lexoni më shumë