ISHTI tregon shkaqet pse ndodhi shpërthimi te karburanti në Sarandë

ISHTI tregon shkaqet pse ndodhi shpërthimi te karburanti në Sarandë 

Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) ka reaguar pas shpërthimit të ndodhur sot në një pikë karburanti në Sarandë, duke bërë të ditur rezultatet e para të verifikimeve të kryera në terren. Sipas ISHTI-t, pika e karburantit ku ndodhi ngjarja kishte qenë jashtë funksionit prej rreth tre muajsh dhe aktualisht ndodhej në proces rihapjeje.

 

 

Nga verifikimet paraprake të grupeve të inspektimit rezulton gjithashtu se, në momentin e ngjarjes, në objekt nuk kishte depozita gazi apo karburanti.

“Ky është rezultati i verifikimeve paraprake të kryera në terren nga grupet e inspektimit të Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial, menjëherë pas ngjarjes”, thuhet në reagim.

 

ISHTI njofton se po vijon mbledhjen dhe verifikimin e të dhënave në terren, në bashkëpunim me strukturat përkatëse, me qëllim përcaktimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të shpërthimit.

 

Në reagimin e tij, Inspektorati ndalet edhe te çështja e përgjegjësisë institucionale. Sipas ISHTI-t, duke qenë se objekti kishte rreth tre muaj jashtë funksionit dhe ndodhej në proces rihapjeje, në këtë fazë të verifikimeve nuk rezulton përgjegjësi që mund t’i atribuohet institucionit për ngjarjen. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Ikën nga dyqani me rroba të vjedhura, por i zbuloi alarmi – arrestohen 2 shqiptare në Janinë
Lexoni më shumë
Pompat me ngjyra të ndryshme, çmimet njësoj. Pse nuk ka konkurencë në tregun e naftës
Lexoni më shumë
Super-taksa për shtëpitë bosh, çfarë rrezikojnë emigrantët që kanë banesë në Shqipëri?
Lexoni më shumë
Ulja e pragut të TVSH-së prek rreth 18 mijë biznese, profesionistët paralajmërojnë ankim në Kushtetuese
Lexoni më shumë
Shoqata e Turizmit kundërshton TVSH-në 10%, Arben Cipa ngre shqetësimin për kursin e këmbimit
Lexoni më shumë
Transportonin 4 kinezë nga kufiri, arrestohet i riu nga Konispoli, kosovari ia mbath
Lexoni më shumë