Debat për pronat në Këshillin Bashkiak Sarandë, të djathtët braktisin mbledhjen – VIDEO

Këshilltarët e djathtë largohen nga mbledhja e Këshillit Bashkiak Sarandë, kërkojnë transparencë për pesë prona

Këshilltarët e djathtë braktisën mbledhjen e djeshme të Këshillit Bashkiak të Sarandës, gjatë diskutimit për transferimin në pronësi të bashkisë të pesë pasurive. Largimi erdhi pas kërkesave për dokumentacion dhe sqarime mbi vendndodhjen e pronave, duke lënë sallën pa shumicën e nevojshme për vijimin e mbledhjes.

Debati u zhvillua gjatë shqyrtimit të pikës së tetë të rendit të ditës, që parashikonte ndryshimin e vendimit nr. 151, datë 23 dhjetor 2025. Kërkesa për transferim përfshin pasuritë me numër 395, 409, 432, 430 dhe 441, në zonën kadastrale 1722, për përdorim në funksion të infrastrukturës dhe shërbimeve publike.

Fillimisht, këshilltari Gjergji Imeri kërkoi nga administrata të sqaronte se ku ndodheshin konkretisht këto pasuri, duke theksuar se këshilltarëve nuk u ishte vënë në dispozicion dokumentacioni përkatës.

Më pas, këshilltari Përparim Ahmeti ngriti dyshime mbi veprimet në terren, duke deklaruar se në zonën në fjalë kishin nisur piketimet dhe rrethimet. Në mungesë të transparencës, ai njoftoi se do të braktiste mbledhjen dhe u largua nga salla.

Pas tij, Vesel Koçiu u bëri thirrje edhe këshilltarëve të tjerë të djathtë që të largoheshin. Largimi i tyre bëri që në sallë të mos kishte shumicën e nevojshme për vazhdimin e mbledhjes. Saranda Web

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

540 mijë euro për përmirësimin e disa rrugëve periferike në Sarandë
Lexoni më shumë
Telefonata dhe internet në vendet e BE si në Shqipëri, çfarë parashikon marrëveshja e roaming
Lexoni më shumë
Kadastra ndryshon procedurën për shërbimet e shpejta – Si të aplikoni dhe sa duhet të paguani
Lexoni më shumë
Shi, erë e fortë dhe dallgëzim në Sarandë – Moti përkeqësohet nga e premtja
Lexoni më shumë
Natasha në Sarandë përfundon në spital pas ndërhyrjes së OSHEE dhe Policisë, reagon edhe Ina Zhupa
Lexoni më shumë
Momenti kur Policia e Sarandës “neutralizon” Natashën – VIDEO
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.