U arrestuan si shpërndarës, Gjykata lë 15 persona në burg dhe 5 në “arrest shtëpie”

U arrestuan si shpërndarës, Gjykata lë 15 persona në burg dhe 5 në “arrest shtëpie”

Pas një seance maratonë, Gjykata e Sarandës ka vlerësuar masat e sigurisë për 20 personat e arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Vjeshta”, të dyshuar për përfshirje në shpërndarjen e lëndëve narkotike në Sarandë dhe Ksamil.

 

Prokurorja e çështjes, Esmeranda Basho, kërkoi caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për të 20 të arrestuarit. Pas shqyrtimit të kërkesave dhe pretendimeve të palëve, gjyqtari Mexhit Doci vendosi të lërë në fuqi këtë masë për 15 prej tyre, ndërsa për pesë të tjerë caktoi “arrest në shtëpi”.

 

Në “arrest me burg” janë lënë: Arlind Osmani, Feliks Filja, Altin Arapi, Erjon Dido, Medi Myftaraj, Redian Arizi, Dhimitri Terolli, Fabjo Berhamaj, Klerjan Popshini, Devis Saliaj, Xhuliano Mejdi, Vasil Kaci, Shefqet Bezhani, Nazif Refitaj dhe Korado Omeri.

 

Ndërkohë, Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Andrea Babi, Bledar Kovaci, Elvis Demcaj, Nikolin Rakipi dhe Flatun Lalaj.

 

Agjent i infiltruar në hetim

 

Sipas burimeve nga seanca gjyqësore, një pjesë e rëndësishme e materialit të paraqitur nga organi i akuzës lidhet me veprimet simuluese të kryera nga një agjent i infiltruar.

 

Për të arrestuarit rezultojnë të jenë dokumentuar veprime simuluese, gjatë të cilave agjenti ka arritur të blejë lëndë të dyshuara narkotike. Burimet bëjnë të ditur se këto veprime janë shoqëruar edhe me dokumentim fotografik, i administruar si pjesë e materialeve të hetimit.

 

Operacioni “Vjeshta” lidhet me hetimet për një aktivitet të dyshuar të shpërndarjes së lëndëve narkotike, kryesisht në Sarandë dhe Ksamil, përfshirë zona të frekuentuara nga turistët.

 

Vendimi i sotëm i Gjykatës lidhet me masat e sigurisë dhe jo me përcaktimin përfundimtar të fajësisë së personave nën hetim. Hetimet për çështjen vijojnë. Saranda Web 

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Skënder Hita reagon pas dhunës ndaj policëve nga protestuesit në dyert e Komisariatit
Lexoni më shumë
Princ Leka dënon dhunën ndaj protestuesve: Kush ka abuzuar me detyrën të mbajë përgjegjësi
Lexoni më shumë
Kryepeshkopi Joan mesazh: Shqipëria është e të gjithëve, duhen vendime të urta dhe të pjekura
Lexoni më shumë
KMSH thirrje institucioneve: Merrni seriozisht kërkesat e qytetarëve, shmangni dhunën
Lexoni më shumë
Butrinti pret Albpetrol në Sarandë, ndeshja transmetohet LIVE në Saranda Web
Lexoni më shumë
Saranda, qyteti ku investimet e Fondit Shqiptar të Zhvillimit riparohen pafund
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.