Prokuroria kërkon masat për 20 të arrestuarit si shpërndarës në Shëtitoren e Sarandës dhe Ksamil

Prokuroria kërkon masat për 20 të arrestuarit, dyshohen si shpërndarës droge në Shëtitoren e Sarandës dhe Ksamil

 

Prokuroria e Sarandës kërkon masën e sigurisë “arrest me burg” për 20 persona, të cilët akuzohen se janë përfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike në Sarandë dhe Ksamil.

 

Gjykata jep vendimin për 20 të arrestuarit si shpërndarës në Shëtitoren e Sarandës

 

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, në kuadër të procedimit penal nr. 442 të vitit 2026. Personat nën hetim akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

Sipas Prokurorisë, hetimet kanë nisur pas informacionit të referuar nga Komisariati i Policisë Sarandë. Nga veprimet hetimore dyshohet se personat e përfshirë bashkëpunonin me njëri-tjetrin për shpërndarjen e drogave të ndryshme, kryesisht kokainë dhe cannabis.

 

Aktiviteti dyshohet se zhvillohej në disa prej zonave më të frekuentuara të Sarandës dhe Ksamilit, veçanërisht në Shëtitoren e Sarandës, në plazhe, pranë gjimnazeve dhe në beach bar-e të frekuentuara nga turistët.

 

Hetuesit dyshojnë se në këtë aktivitet janë përfshirë edhe shtetas të huaj, të cilët kontaktonin personat nën hetim për të blerë sasi droge dhe më pas për t’i shpërndarë ato në Sarandë dhe Ksamil. Cannabis sativa, sipas hetimeve, dyshohet se sigurohej nga fshati Shevasi dhe zona përreth.

 

Për zbardhjen e aktivitetit, gjatë një periudhe rreth dymujore janë zhvilluar veprime simuluese dhe përgjime ambientale, përmes të cilave Prokuroria thotë se është dokumentuar edhe shitja e lëndëve narkotike.

 

Sipas të dhënave të hetimit, sasitë e shitura varionin nga 0.3 gramë deri në 3.5 gramë, ndërsa çmimet dyshohet se shkonin nga 2 mijë deri në 35 mijë lekë, në varësi të llojit dhe sasisë së lëndës narkotike.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Berisha: Rama duhet të japë dorëheqjen, të mos ndjekë shembullin e diktatorëve
Lexoni më shumë
Protesta e studentëve në Tiranë LIVE / Ndiqni transmetimin e drejtpërdrejtë nga Reuters
Lexoni më shumë
Nxënësit e “Hasan Tahsinit” bojkotojnë mësimin në Sarandë, thirrje bashkëmoshatarëve të bashkohen
Lexoni më shumë
Rama reagon pas protestave të studentëve: Hajdeni të ulemi dhe të gjejmë një zgjidhje
Lexoni më shumë
Nxënës dhe studentë paralajmërojnë bojkot dhe protesta edhe në Sarandë
Lexoni më shumë
Kumbaro reagon pas protestave të nxënësve dhe studentëve: Jemi të hapur për dialog
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.