Rruga “Lefter Talo” në Sarandë përfundoi, por pemët mungojnë dhe gropat kanë mbetur të hapura

DENONCIM QYTETAR / Rruga “Lefter Talo” në Sarandë përfundoi, por pemët mungojnë dhe gropat kanë mbetur të hapura

Një qytetar ka denoncuar pranë Saranda Web gjendjen e trotuareve në një prej rrugëve të Sarandës, ku pas rikonstruksionit kanë mbetur të hapura hapësirat e parashikuara për pemët.Sipas denoncimit, punimet për rikonstruksionin e rrugës kanë përfunduar prej më shumë se 6 muajsh. Gjatë ndërhyrjes, pemët e vjetra që ndodheshin përgjatë trotuarit janë shkulur, ndërsa deri më sot nuk janë mbjellë pemë të reja.

Siç shihet edhe në fotografitë e dërguara në Saranda Web, në disa pjesë të trotuarit kanë mbetur gropa të hapura, të cilat jo vetëm krijojnë një pamje të papërfunduar të investimit, por mund të përbëjnë edhe rrezik për këmbësorët, veçanërisht gjatë mbrëmjes.

Qytetari kërkon që institucionet përgjegjëse të ndërhyjnë për mbjelljen e pemëve dhe eliminimin e gropave të hapura, në mënyrë që trotuari të jetë i sigurt dhe ndërhyrja e nisur të përfundojë plotësisht.

“Pemët i hoqën, por gropat i lanë bosh. Çdo ditë rrezikojnë njerëzit që kalojnë këtu”, shprehet qytetari në denoncimin e tij.

Saranda Web mbetet e hapur për qëndrimin apo sqarimin e institucionit përgjegjës lidhur me situatën dhe afatet e parashikuara për ndërhyrjen.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Ikën nga dyqani me rroba të vjedhura, por i zbuloi alarmi – arrestohen 2 shqiptare në Janinë
Lexoni më shumë
Pompat me ngjyra të ndryshme, çmimet njësoj. Pse nuk ka konkurencë në tregun e naftës
Lexoni më shumë
Super-taksa për shtëpitë bosh, çfarë rrezikojnë emigrantët që kanë banesë në Shqipëri?
Lexoni më shumë
Ulja e pragut të TVSH-së prek rreth 18 mijë biznese, profesionistët paralajmërojnë ankim në Kushtetuese
Lexoni më shumë
Shoqata e Turizmit kundërshton TVSH-në 10%, Arben Cipa ngre shqetësimin për kursin e këmbimit
Lexoni më shumë
Transportonin 4 kinezë nga kufiri, arrestohet i riu nga Konispoli, kosovari ia mbath
Lexoni më shumë