Bashkia Konispol

25/04/1612:36

Shperndaje:

Bashkia Konispol

Bashkia Konispol  ka si aktivitet kryesor ekonomik bujqësinë dhe blegtorinë si dhe tregtinë ndërkufitare me Greqinë.

 Bashkia  Konispol kufizohet në veri me bashkinë Finiq, në perëndim me bashkinë Sarandë dhe në jug me Greqinë. Kryeqendra e Bashkisë është qyteti i Konispolit. Bashkia e re përbëhet nga 3 Njësi Administrative.

Bashkia Konispol – Popullsia

Sipas Censusit të vitit 2011 bashkia Konispol ka një popullsi prej 8,245 banorësh ndërsa sipas regjistrit civil ka 13,737 banorë. Sipërfaqja e bashkisë së re është 221.88 km2. Sipas të dhënave të censusit, densiteti i popullsisë është 37.1 banorë për kilometër katror.  Sipas regjistrit civil densiteti është 61.91 banorë/km2.
Njësitë administrative përbërëse janë: Konispol, Xarrë dhe Markat. Fshatrat e Bashkisë Konispol janë Çiflik, Xarrë, Mursi, Shkallë, Vrinë, Shëndëlli, Markat, Dishat, Vërvë, ShalësNinat, Janjar.

Bashkia Konispol – PROFILI

Bashkia  Konispol ka si aktivitet kryesor ekonomik bujqësinë dhe blegtorinë si dhe tregtinë ndërkufitare me Greqinë. Një pjesë e popullsisë shërben në sektorin e transportit për qëllime turistikeSarandë ose për transportin ndërkufitar. Ndërsa një pjesë e popullsisë kalon kufirin rregullisht për të punuar përkohësisht në zonat pranë kufirit në Greqi.
Bujqësia është e përqendruar te argumet, ullinjtë dhe vreshtat ndërsa zona është e famshme edhe për kullota dimërore për bagëtinë e imët.


Në fshatin Xarë një përpjekje e përbashkët e komunitetit ka krijuar një kooperativë shumë të suksesshme të përqendruar te prodhimi i agrumeve. Por pavarësisht suksesit të bujqësisë në Xarë, popullsia e të gjithë zonës ka qenë në rënie të shpejtë gjatë dekadës së fundit.
Infrastruktura e zonës është sistemuar me ndërtimin e rrugëve lidhëse me Sarandën dhe me Finiqin si dhe me rrugën drejt pikës kufitare të Qafë-Botës.

Bashkia Konispol – Territori

Bashkia e re do të ketë në territorin e saj edhe një vijë bregdetare prej rreth 10 kilometra të gjatë. Kjo zonë përreth Kepit të Stillos me bukuri të rrallë aktualisht është e pazhvilluar . Në këtë pjesë të bregdetit gjenden mes të tjerash Ishulli i Tongos. Tongo është një shkëmb me sipërfaqe prej rreth 5 mijë metrash katrore. Tongo është pranë gjirit të Ftelias, në kufi me Greqinë, si dhe ishulli i Stilit.
Në pjesën veriore të bashkisë së re është krijuar një fshat i ri me banorë të ardhur nga Mirdita.  popullsia  është përqendruar te artizanati në funksion të turistëve që vizitojnë Butrintin. Saranda Web

Ndiqni Saranda Web për lajmet nga Bashkia e Konispolit

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Anila Denaj: Në 2025 do të rritet mbështetja për fermerët, do investohet në ujitje dhe kullim
Njoftim Punësimi Vjetor në Restaurant Balcony mbi Shëtitoren e Sarandës
SHIJA E SAÇIT SARANDË
Luftëtari fiton 3-4 në Sarandë, Butrinti me 2 trajnerët me kartona të kuq – VIDEO
BUTRINTI – LUFTËTARI / LIVE NË SARANDA WEB
KSAMIL, RRUGËS I VIHET GARDHI – FOTOLAJM

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.