Ninati

04/04/1611:19

Shperndaje:

Ninati, vendlindja e Hasan Tahsinit dhe Bilal Xhaferit

Ninati, vendlindja e Hasan Tahsinit dhe Bilal Xhaferit, ndodhet ne rrezen e mali te Mullezit. Me sakte Ninati ndodhet ne lartësinë 750 m mbi nivelin e detit. Ai shtrihet ne pjesën juglindore te malit te Mullezit.
Shtrirja e tij ne baze te emërtimeve fshatare është nga Mullezi ne Lalosh dhe nga Dukati deri ne Markat. Është një vend kodrinoro-malor me klime të lehte mesdhetare
. Nuk mungojnë edhe dëbora në dimër dhe nxehtësia e madhe ndonjëherë në stinën e verës.


Hasan Tahsini është pa dyshim njeriu me i shquar i fshatit. Ai u lind e u rrit në Ninat dhe studioi në Stamboll. Në jetën e tij ai ka qene deri rektori i pare i Universitetit te Stambollit.
Ai ishte autor i Kalendarit te parë teknik ne Turqi. Nje kontribute te madh ka dhëne në hartimin e alfabetit dhe fjalorit te gjuhës Shqipe.


Në qendër të fshatit është Muzeu kushtuar këtij rilindësi të madh të Shqipërisë. Në muze krahas veprës dhe jetës së Hasan Tahsinit, është pasqyruar edhe historiku i Fshatit Ninat.
Bilal Xhaferi ishte disidenti çam nga Ninati, i cili guxoi te vinte para përgjegjësisë regjimin komunist. Kjo e beri te ikte i detyruar në arrati dhe të punonte dhe te jetonte në mërgim. Vetëm pas vdekjes eshtrat e tij, u kthyen në Atdhe me kontributin e bashkëfshatareve te tij.

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Twitter Saranda Web

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Biznesi ka ankesa: Erdhën shumë pushues, por koprracë që shpenzojnë më pak
Shkollat dhe stadiumet në Konispol dhe Delvinë hapësirat që do të përshtaten për pritjen e azilantëve nga Azia
Policia Bashkiake nis aksionin për heqjen e koneve dhe rraqeve nga rrugët e Sarandës
“Festivali i Mandarinës – Agrume dhe Diell” në Konispol më 6 dhjetor 2025
Plani i ri i qeverisë: Rrjet kombëtar fidanishtesh për rritjen e pyjeve dhe hapësirave të gjelbra
Kërkohet punonjës/e për pastrim dhe mirëmbajtje shtëpie 4 orë në ditë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.