

Hasan Tahsini



Hoxha, para emrit Hasan, nuk është emër, por një titull i lartë, shumë i nderuar i kohës, që do të thotë: Dijetar mbi dijetarët, ose në gjuhë të sotme: Akademik…Kurse mbiemri Tahsin, pas
emrit Hasan, nuk është mbiemër, por është një cilësi dalluese, shquese, vlerësuese, që i ishte
dhënë qysh kur ishte student në Stamboll, sepse ishte më i dalluari, më i shquari, më i vlerësuari.
Hoxha Hasan – Tahsin Efendiu mësimet e para i filloi në Prevezë, kurse të mesme i filloi në Shkodër, i vazhdoi në Berat, ku i ati, Osman Efendiu, ishte caktuar myfti.
Në Stamboll, qysh si student, meqë ishte më i dalluari, më i shquari, më i vlerësuari i dhënë titullin: Tahsin, të cilin e gëzoj si “mbiemër” tërë jetën.
Me një vendi mbretëror, jo vetëm që i dhanë këtë titull, por, Hasan Tahsin Efendiun e dërguan në Francë për të studiuar. U regjistrua në Fakultetin e Shkencave Natyrore, në Universitetin e Sorbones, në Paris, ku studioj me përkushtim, me vullnet, me shumë dashuri, sa që u befasonte secili…! Më në fund, ky student shqiptar kaq i vyeshëm i përfundoi studimet me sukses të shkëlqyeshëm… Menjëherë e punësuan, me vendim mbretëror, e emëruan Imam në Ambasadën e Perandorisë Osmane në Paris, ku, me gjithë studime, qëndroi afër 16 vjet.
Kur u kthye në Stamboll e themeloi Universitetin Modern të Stambollit, ku ishte edhe profesor i psikologjisë dhe Rektor i parë i këtij Universitet.
Hoxhë Hasan – Tasin Efendiu, jo vetëm që nuk e harroj asnjë herë se ishte shqiptar, por meqë ishte ndër shqiptarët më i formuari, më i dituri, më i ngrituri, gjithnjë printe në çështjen shqiptare kombëtare.
Ishte ndër të parët që hartoi një alfabet të veçantë për gjuhën shqipe. Ishte ndër të parët, nga nismëtarët, për themelimin e Shoqërisë Kulturore Shqiptare të Stambollit (1879). Ishte nga të parët në themelimin e Lidhjes së Prizrenit (18781881)
Vëllezërit Frashëri, Abdyli, Mehmeti, Tosumi, Kasemi, Naimi, Samiu, si edhe atdhetarët të tjerë, J. Vreto, K. Kristoforidhi, K. Hoxhi etj. ishin jo vetëm nxënësit e tij, plotë besnikëri, por edhe bashkëpunëtorë kryesor.
Hoxha Hasan – Tahsin Efendiu, përveç që ishte atdhetar, një nga figurat më kryesore, më madhore, ishte motori i Rilindjes Kombëtare Shqiptare
Nuk ishte vetëm fetar apo teolog, por ishte edhe psikolog, sociolog, pedagog dhe ishte më i pari astronom në tërë Perandorinë Osmane
Nuk ishte vetëm atdhetar, por ishte edhe dijetar, mendimtar, përkthyes, poet, shkrimtar, letrar… Ishte një iluminist enciklopedist.
Ishte njohës për bukuri në astronomi, filozofi, teologji, matematikë, fizikë, histori, gjeografi, bujqësi, letërsi… Ishte pionieri i parë i Shkollës Psikologjike
Për të gjitha këto aftësi ka dëshmi.
Sipas burimeve turke, Hoxha Hasan Tahsini ishte njeriu më i ditur i kohës në Stamboll, jo vetëm në shkencat natyrore, por edhe në ato letrare, filologjike, filozofike, teologjike. Hoxha Hasan Tahsini ka shkruar, botuar, më se 20 libra shkencore, astronomike, psikologjike, pedagogjike.
Studimet e tij, fillimisht i botoi në revistën shkencore:”MexhmualiUlum” , që vet ishte themelues. Këtu vlen të përmenden disa nga veprat e tij: Historia e krijimit, Themeli i Gjithësisë, Psikologjia apo Dituria e shpirtit, Të fshehtat e ajrit dhe ujit, Rruzullimi i përbotshëm, Pasqyra qiellore, etj. etj.
Turkologu i njohur rus, Smirnov, në veprën e tij “Përshkrimi i Historisë së Letërsisë Turke”, botuar në Petrograd, me 1891, e cilëson Hoxhë Hasanin si “Lomonosovin e Turqisë”.
Kurse, historiani perëndimor, Rodrig Davidson, në veprër e tij “Reformat në Perandorinë Osmane” (18561876), thotë se: “Hoxha Hasan Tahsini ishte dijetari më i mirë i asaj kohe në tërë Perandorinë Osmane”.
Hoxha Hasan Tahsini ndërroi jetë me 4 korrik 1881, në Stamboll, në moshën 69 vjeçare.
Në Shqipëri dhe Kosovë për nder të kësaj figure dhjetra institucione arsimore mbajnë emrin e tij, ndër ta edhe gjimnazi i parë i Sarandës.
.



Na ndiqni:
Postimet e fundit

Restorant në Shëtitore kërkon Kamarier Restoranti dhe Pjatalarëse
23/12/1719:08

Një grua humb ndjenjat në Bulevardin e Sarandës, Adrian Gurma dhe qytetarë i japin ndihmën e parë
23/12/1719:08

Manastiri Shën Kollit në Mesopotam unikal në Evropë/ Edhe katolik edhe ortodoks
23/12/1719:08

Policia: Bllokuam një skaf, hyri në zonën e kufizuar, pronarit gjobë 1.1 milion lekë – VIDEO
23/12/1719:08

VIDEO – Shpella e Shën Marinës – Bogaz, Konispol
23/12/1719:08

Policia bllokon një tjetër skaf, në 2 javë 54 skafe të bllokuar në Sarandë – VIDEO
23/12/1719:08

Ambasadori Britanik takim me Gledis Nanon: Krimi nuk paguan kurrë!
23/12/1719:08

MANXURANE RESTAURANT KËRKON NDIHMËSE NË KUZHINË
23/12/1719:08

Zjarrfiksja luftë me zjarrin në aksin Sarandë – Butrint, helikopteri në malin e Sopotit
23/12/1719:08

Dhunoi fizikisht ish të dashurën, arrestohet 33-vjeçari në Sarandë
23/12/1719:08






Rezervime

Dhomë me kuzhinë, për pushime me miqtë
23/12/1719:08

Hotel ILIO Ksamil, dhomë për çift me 1 fëmijë
23/12/1719:08

Apartament në qendër të Sarandës, pranë Shëtitores
23/12/1719:08

The City View Penthouse
23/12/1719:08

Apartament Ionian Saranda Sea
23/12/1719:08
Suvenire

DEA e Butrintit, punim në gur nga Agur Kapo
23/12/1719:08

Anija Liburna, punim në dru nga Agur Kapo
23/12/1719:08

Kalaja Veneciane në Butrint, punim në rërë nga Agur Kapo
23/12/1719:08

Suvenire nga Saranda
23/12/1719:08

Suvenire nga Saranda – Shegë
23/12/1719:08




