Plazhi Krorezes, VIDEO nga ajri
Plazhi i Krorezes
– Plazhi i Krorezes – Nëse ka mbetur ndonjë plazh i virgjër në rivierën shqiptare, padyshim që ky është plazhi i Krorëzës.
Në këtë plazh të magjishëm që ndodhet shumë pranë Sarandës mund të shkohet vetëm me varkë ose me këmbë.
500 metër në jug të plazhit të Krorëzës, ndodhet edhe plazhi i Kakomesë.
Me siguri nuk është një plazh shumë i dëgjuar për shumicën e turistëve shqiptarë… Dhe të huaj, dhe aq më pak i vizituar. Plazhi Krorez është një nga xhevahirët e tjerë të Rivierës shqiptare. Një plazh me të cilin mund të bieni “në dashuri me shikim të parë” sapo ta vizitoni. Për fat të mirë mund të thuhet në kontekstin shqiptar… Ai mbetet ende një plazh i pashfrytëzuar në masë nga turistët dhe vizitorët. Plazhi Krorez të ofron vetëm atë cka natyra i ka falur.
Plazhi Krorez përbëhet nga dy pjesë të ndara me njëra-tjetrën nga disa shkëmbinj të vegjël. Ndodhet ekzaktësisht midis plazhit të Shpellë-Lukovës dhe Gjirit të Kakomesë. Është një plazh i virgjër, nuk ka kurrfarë rruge makine që mund t’iu cojë në të. E vetmja mënyrë për ta eksploruar dhe shijuar është nga toka ose nga deti (me varkë). Zona më e afërt e vendbanimit me plazhin e Krorëzës është fshati i Shën Vasilit. Banorët e zonës i shfaqin nëpër lokale me krenari peisazhet natyrore që ofron bregdeti i Krorëzës.
Manastiri i Shën Mërisë mbi Plazhin e Krorezes
Mbi kodrat e larta që ndodhen mbi plazhin e Krorëzës është edhe Kisha e Manastirit të Shën Mërisë… Në një pozitë dominante e të mbrojtur. Njëkohësisht ofron një pamje piktoreske, prej nga ku mund të vështrohet një pamje e gjerë e peizazhit të bregdetit Jon. Vajtja për te Kisha, gjithashtu, është e mundur vetëm me ecje në këmbë. Terreni është i thyer dhe pak të lartë. Nga ndërtimet e vjetra në Manastir kanë mbetur në ditët e sotme ende kisha, kulla dhe një ndërtesë me çardak.
Si mund të shkoni te Plazhin e Krorezes
Ka dy mënyra si mund të shkoni në plazhin e Krorëzës. Njëra mënyrë është me ecje në këmbë nga Plazhi i Shpellë-Lukovës, ku mund të parkoni lehtësisht makinën. Më pas të drejtohuni drejt jugut dhe të bëni një ecje për rreth 1 orë e gjysëm.
Rrugës kur shkoni nga plazhi i Shpellë Lukovës për në Krorëz, hasni me dhjetra gjire të vogla… Me plazhe me mermer të bardhë natyror. Nga këtu ofrohet pamje mbresëlënëse, dhe që iu joshin që të gjithë që të ndaleni në secilin prej tyre. Për të shkuar në Krorëz duhet vetëm të ecni drejt në drejtim të jugut… Duke e orientuar me detin në krahun e djathtë të tuajin. Shtegu mund të ketë ndonjë rrezik nga kafshët e vogla helmuese. Por jo shqetësuese, dhe që ka vështirësi mesatare për t’u bërë.
Mënyra e dytë është të shkoni në Krorëz nga deti, nga Saranda ose nga plazhi i Shpellës Lukovë. Nëse niseni nga Saranda distance është pak më e gjatë. Rrjedhimisht edhe pak më e kushtueshme, por keni fatin të shihni edhe plazhe të tjerë rrugës… Si Plazhi i Greminës, Plazhi i Kakomesë etj. Nëse niseni nga Shpella e Lukovës për në Krorëz me varkë, distanca është më e shkurtër. Iu kushton më pak, dhe mund të shihni plazhet me mermer të bardhë që i keni në foto.
Plazhi KROREZES – Guidë ku mund të kaloni pushimet.
Plazhe ne Sarande – Në këtë publikim po sjellim plazhet në zonën e Sarandës, Ksamilit dhe Lukovës…. Ku mund të kaloni pushimet gjatë qëndrimit tuaj. Preferojmë që listimin ta bejmë nga afërsia me Sarandën. Gjithashtu në këtë publikim po i sjellim këto plazhe edhe me vendndodhje në google map
Plazhi publik i Centralit ndodhet buzë Shëtitores së Sarandës. Megjithëse nuk mund të konsiderohet plazh 100 % i pastër, ky plazh ka avantazh. Këtu nuk ju nevojitet të shpenzoni për transportin.
Gjithashtu në këtë plazh gjatë viteve të fundit ka funksionuar edhe shërbimi i Lifeguard, rojeve të bregdetit.
Vendndodhja https://goo.gl/lW9Uy1
Plazhi i Manastirit
Playhi i Manastirit ndodhet në kilometrin e 6-të të rrugës nacionale Sarandë – Butrint.
Plazhi ndodhet në gji ranor me ujë të kristaltë
VENDNDODHJA https://goo.gl/bPcFJl
Plazhi Pasqyra
Ndodhet në kilometrin e 7-të të rrugës Sarandë – Butrint, rreth 1 kilometër nga rruga.
VENDNDODHJA https://goo.gl/RNAjy3
Plazhi Pulëbardha
Plazhi Pulëbardha ndodhet gati 10 km larg nga Saranda përgjatë rrugës për në Butrint shumë afër Ksamilit. Ky plazh i vogël, i veçuar, i virgjër dhe shumë piktoresk është në fundin e një kodrine…
Vendndodhja https://goo.gl/ShXWPT
PLAZHI KROREZES – Plazhet e Ksamilit dhe Plazhe te tjera
Plazhet e Ksamilit janë shumë të pëlqyer për pastërtinë e ujrave të tyre… Rërën e imët dhe pamjet piktoreske që ofrojnë.
Vendndodhja https://goo.gl/enFM2U
Plazhi i Krorezës
Plazhi Krorëz. Nëse ka mbetur ndonjë plazh i virgjër në rivierën shqiptare, padyshim që ky është plazhi i Krorëzës. Në këtë plazh të magjishëm që ndodhet shumë pranë Sarandës mund të shkohet vetëm me varkë ose me këmbë. 500 metër në jug të plazhit të Krorëzës, ndodhet edhe plazhi i Kakomesë.
Vendndodhja https://goo.gl/F5NMdX
Plazhi i Shpellës Lukovë
Ndodhet rreth 20 kilometër në rrugën Sarandë – Vlorë. Natyra e paprekur, uji i kristalte i Jonit me ngjyrën e veçante e bëjnë këtë plazh … Një ndër pikat më të vizituara ndër plazhet e Bregut.
Vendndodhja https://goo.gl/SMkPhc
PLAZHI I BUNECIT – BUNECI BEACH
Për cdo vërejtje apo sugjerim, na kontaktoni në faqen tonë në facebook Saranda Web
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Suvenire
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 1
26/09/1720:18
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 25
26/09/1720:18
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 7
26/09/1720:18
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 31
26/09/1720:18
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 29
26/09/1720:18