FSHATI PIQERAS – PIQERASI

04/02/2211:05

Shperndaje:

FSHATI PIQERAS – PIQERASI

Fshati Piqeras – Piqerasi, shtrihet në një kodrinë të gjelbëruar, midis detit dhe malit.  Piqerasi është shumë i bukur, me shtëpi të bardha, dykatëshe prej guri, me çati të kuqe. Me dritaret që vështrojnë nga deti, rrethuar me oborre e plantacione të pafundme ullinjsh e agrumesh. Brezaret zbresin valë-valë deri në rërën e detit… Aty ku fshihen plazhet e virgjëra të këtij relievi të pazakontë, e bëjnë këtë fshat shumë atraktiv.

KU NDODHET FSHATI PIQERAS – PIQERASI

Ndodhet vetëm 28 km nga Saranda, midis Lukovës dhe Borshit dhe pranë plazheve të Bunecit, Lukovës dhe Borshit.

Bajroni  dhe shumë udhëtarë e vizitorë të huaj që “shkelën“ në Piqeras… Mbetën të mahnitur nga bukuritë e këtij fshati shekullor. Dikur fshati Piqeras, Piqerasi kishte 1200 banorë, ndërsa sot numëron afërsisht 50 të moshuar. Portat e shtëpive në Piqeras në rrugicat me trëndafila janë të mbyllura për shkak të emigrimit.

Fshati Piqeras është vendlindja e heroit kombëtar shqiptar Vasil Laci, i cili qëlloi Viktor Emanuelin III, Mbret i Italisë, dhe Sefket Bej Verlacin, kryeministër i Shqipërisë, pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste.

Piqerasi ka qenë fshati më me kulturë i bregdetit, me njerëz të urtë e të mirë. Ata që jetojnë sot në Piqeras, ditën e kalojnë mes kujdesit për trëndafilat dhe të mbjellave të stinës. Në kodrën mbi Piqeras ndodhet Manastiri i Kremensovës.

MANASTIRI I KREMESOVES NE FSHATIN PIQERAS – VIDEO

Mes malit dhe detit, Piqerasi pret dhe percjell turistë e vizitor nga e gjithë bota.

Manastiri i Kremesoves (Shën Mëria e Kremesovës) ndodhet në kodrën përmbi fshatin Piqeras. Vendi ku është ndërtuar MANASTIRI I KREMESOVES dominon vështrimin nga ishujt e Korfuzit… Kodrat e Kakomesë e malit të Shëndëlliut… Deri në majën e Llogarasë me gjithë hapësirën ujore të detit Jon që përfshihet në këtë hapësirë.

Manastiri i Kremesoves duket si një kullë vrojtuese përmbi fshat e më tej.

Manastiri i Kremesoves mendohet se është ndërtuar në vitin 1672.

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Twitter Saranda Web

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Lejet e parkimeve të rezervuara – çështja që ka ndezur debatet në Sarandë vjen në Këshillin Bashkiak
Gjykata e Apelit lë në fuqi impiantet e ujërave të zeza – Unioni Turistik i drejtohet Gjykatës së Lartë
Qytetari denoncon: OSHEE më kërkon 287 mijë lekë për një faturë të paguar në vitin 2009 – VIDEO
12-vjeçarja konsumon një sasi medikamentesh, transportohet me helikopter drejt Tiranës
Shërbimet online po rëndojnë kostot mbi qytetarët më të pambrojtur
Restorant Primavera kërkon Picajol për punësim vjetor. Ofrohet akomodim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.