Pas shembjes së rrethimit 20-vjeçar, banorët e Nivicës shtrojnë rrugën për plazhin e Kakomesë

Banorët e Nivicës shtrojnë rrugën drejt Kakomesë, pas shembjes së rrethimit 20-vjeçar: “Plazhi është publik dhe pa pagesë”. Vetëm pak ditë pas shembjes së rrethimit 20-vjeçar që pengonte hyrjen në plazhin e Kakomesë, banorët e Nivicës kanë ndërmarrë një tjetër nismë për ta bërë zonën më të aksesueshme për qytetarët dhe turistët.

 

 

Me punë vullnetare, ata kanë shtruar me zhavorr disa prej segmenteve më problematike të rrugës që të çon drejt plazhit, duke lehtësuar kalimin e automjeteve të vogla. Ndërhyrja synon të përmirësojë aksesin për pushuesit gjatë sezonit veror, pasi rruga kishte pika të dëmtuara që vështirësonin qarkullimin.

 

Banorët deklarojnë se plazhi i Kakomesë është shpallur prej tyre plazh publik dhe pa pagesë, duke ftuar të gjithë qytetarët ta frekuentojnë lirshëm.

 

Sipas tyre, ndërhyrjet për përmirësimin e rrugës do të vijojnë edhe në ditët në vijim, me synimin që aksesi drejt një prej gjireve më të bukur të bregdetit jonian të jetë sa më i lehtë për çdo vizitor. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Pompat me ngjyra të ndryshme, çmimet njësoj. Pse nuk ka konkurencë në tregun e naftës
Lexoni më shumë
Super-taksa për shtëpitë bosh, çfarë rrezikojnë emigrantët që kanë banesë në Shqipëri?
Lexoni më shumë
Ulja e pragut të TVSH-së prek rreth 18 mijë biznese, profesionistët paralajmërojnë ankim në Kushtetuese
Lexoni më shumë
Shoqata e Turizmit kundërshton TVSH-në 10%, Arben Cipa ngre shqetësimin për kursin e këmbimit
Lexoni më shumë
Transportonin 4 kinezë nga kufiri, arrestohet i riu nga Konispoli, kosovari ia mbath
Lexoni më shumë
540 mijë euro për përmirësimin e disa rrugëve periferike në Sarandë
Lexoni më shumë