Reklamë I Love Orange

Shembet rrethimi 20-vjeçar në Kakome, pushuesit hyjnë të lirë në plazhin e Kakomesë

Shembet rrethimi në Kakome. Një ditë pas shembjes së rrethimit 20-vjeçar, pushuesit hyjnë të lirë në plazhin e Kakomesë

Vetëm një ditë pas shembjes së rrethimit që prej afro dy dekadash kufizonte hyrjen në plazhin e Kakomesë, qindra qytetarë dhe pushues po hyjnë lirshëm në një nga plazhet më të bukura të bregdetit shqiptar.

 

 

Shembet rrethimi në Kakome. Pamjet e regjistruara sot tregojnë vizitorë që kalojnë pa pengesa drejt bregut, në një zonë që për vite me radhë ka qenë objekt debatesh, protestash dhe përplasjesh mes banorëve, aktivistëve dhe institucioneve.

 

Atje ku deri dje ndodhej e ashtuquajtura “Porta e Kakomesë”, sot kanë mbetur vetëm rrënojat e disa kapanoneve, sende të braktisura dhe gjurmët e strukturave që shërbenin për kontrollin e hyrjes në zonë.

 

Shembja e rrethimit erdhi pas protestës së zhvilluar të dielën, ku qytetarë nga zona dhe pjesë të ndryshme të vendit kërkuan akses të lirë në plazh dhe kundërshtuan kufizimet që, sipas tyre, kishin penguar prej vitesh hyrjen e publikut.

 

Për shumë prej të pranishmëve, hyrja e lirë në Kakome përfaqëson një moment simbolik, ndërsa zhvillimet në zonë vijojnë të mbeten në qendër të vëmendjes publike.  Saranda Web

 

Reklamë për udhëtimet me autobus Sarandë–Tiranë

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI

Qëndroni të lidhur me Saranda Web në rrjetet tona sociale.

POSTIMET E FUNDIT

Shpërthim në lokalin e shqiptarit në Athinë, policia kërkon 2 persona. Kryebashkiaku: Larje hesapesh

Shpërthim në lokalin e shqiptarit në Athinë, policia kërkon 2 persona. Kryebashkiaku: Larje hesapesh

24 Nëntor 2026 10:24
MEGA nis përgatitjet për zgjedhjet vendore, Lefter Nika: Synojmë bashkimin e minoritetit grek

MEGA nis përgatitjet për zgjedhjet vendore, Lefter Nika: Synojmë bashkimin e minoritetit grek

23 Nëntor 2026 20:29
Qytetarja nga Saranda thirrje Olti Çaçit: Nuk e kam shtëpinë kasolle për qentë e rrugës

Qytetarja nga Saranda thirrje Olti Çaçit: Nuk e kam shtëpinë kasolle për qentë e rrugës

23 Nëntor 2026 18:21
Fillojnë transfertat e menjëhershme mes bankave. Deri në 40 mijë lekë pa komision

Fillojnë transfertat e menjëhershme mes bankave. Deri në 40 mijë lekë pa komision

23 Nëntor 2026 17:52
Vritet Sel Çami pranë banesës në Fier, plagoset nipi. Policia bastis shtëpinë e Ben Qimes

Vritet Sel Çami pranë banesës në Fier, plagoset nipi. Policia bastis shtëpinë e Ben Qimes

23 Nëntor 2026 13:08
Butrinti rikthehet te fitoret, triumfon bindshëm 3-0 ndaj Tomorit – VIDEO

Butrinti rikthehet te fitoret, triumfon bindshëm 3-0 ndaj Tomorit – VIDEO

22 Nëntor 2026 15:44