Ndryshimet në Kodin Rrugor: Shoferët që kapen me alkool mbi 0.5 gr/l në gjak, u hiqet patenta përgjithmonë

Ndryshimet në Kodin Rrugor: Shoferët që kapen me alkool mbi 0.5 gr/l në gjak, u hiqet patenta përgjithmonë

Ndryshimet e reja në Kodin Rrugor kanë hyrë në fuqi që prej 7 gushtit 2026, duke sjellë masa më të ashpra për drejtuesit e mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Një nga ndryshimet kryesore lidhet me drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit. Sipas dispozitave të reja, leja e drejtimit hiqet përgjithmonë kur një drejtues rezulton me një vlerë alkoolike më të lartë se 0.5 gram për litër (g/l) në gjak dhe është konstatuar e ndëshkuar më parë për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit ose në gjendje të dehur.

 

Ndryshimet në Kodin Rrugor: Shoferët që kapen me alkool mbi 0.5 gr/l në gjak, u hiqet patenta përgjithmonë

 

Kodi i ri ashpërson gjithashtu masat për sjelljet e rrezikshme në rrugë, përfshirë manovrat agresive, ndryshimet e shpeshta të korsisë pa sinjalizim dhe shkeljet që rrezikojnë përdoruesit e tjerë, veçanërisht në zonat urbane, pranë shkollave dhe kryqëzimeve. Për këto shkelje, gjoba shkon nga 20 mijë deri në 60 mijë lekë.

 

Ndryshime ka edhe për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit. Leja e drejtimit pezullohet kur drejtuesi është ndëshkuar dy herë brenda të njëjtit vit për përdorimin e celularit. Masa për përdorimin e telefonit shtrihet edhe te drejtuesit e biçikletave, motomjeteve deri në 50 cc dhe monopatinave me motor.

 

Masa të posaçme janë vendosur edhe për drejtuesit që kanë marrë lejen e drejtimit gjatë 24 muajve të fundit, si për drejtimin nën ndikimin e alkoolit, ashtu edhe për kufizimet e shpejtësisë.

 

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm është heqja e mundësisë për të zëvendësuar pezullimin e patentës me pagesën e dyfishit të masës maksimale të gjobës. Me ndryshimet e reja, kur parashikohet pezullimi i lejes së drejtimit, masa zbatohet pa mundësinë e zëvendësimit me pagesë.

 

Policia Rrugore u ka bërë apel drejtuesve të mjeteve të respektojnë kufijtë e shpejtësisë, të mos drejtojnë nën efektin e alkoolit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit dhe të shmangin manovrat e rrezikshme. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Luftëtari mposht Butrintin në Sarandë, Delvina merr një pikë ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Organizatat kundër torturës dënojnë “brutalitetin policor” në protesta
Lexoni më shumë
Markata DON PESHK kërkon Sallatiere për punësim gjithëvjetor
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Luftëtari në përballje për kreun, Delvina kërkon fitoren ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Tre ditë me reshje dhe stuhi në Sarandë, Delvinë e Konispol. Orët kur priten reshjet më të shumta
Lexoni më shumë
Aksident i rëndë, përplasen 3 automjete. Pesë të plagosur transportohen në spital
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.