Në prag të protestës qytetare, hiqet porta në plazhin e Kakomesë – VIDEO

Në prag të protestës qytetare, hiqet porta në plazhin e Kakomesë – VIDEO EKSKLUZIVE E SARANDA WEB

Vetëm pak ditë para protestës së paralajmëruar për të dielën në Kakome, ku organizatorët prisnin pjesëmarrjen e mijëra qytetarëve nga e gjithë Shqipëria, është hequr porta që prej vitesh bllokonte aksesin drejt plazhit të Kakomesë.

 

 

Pamjet ekskluzive të filmuara nga Saranda Web tregojnë momentet kur porta është larguar me ndihmën e një vinçi, duke i dhënë fund një prej simboleve më të debatuara të kufizimit të aksesit në këtë zonë bregdetare.

 

Heqja e portës vjen pas afro 20 ditësh protestash mbarëkombëtare, ku qytetarë dhe aktivistë kanë ngritur akuza ndaj klasës politike për korrupsion, grabitje të pronave dhe miratim të ligjeve që, sipas tyre, kanë cenuar interesin publik. Në këtë kontekst, Kakomeja është shndërruar në një nga simbolet kryesore të kësaj lëvizjeje qytetare.

 

Deri në këto momente nuk ka asnjë informacion zyrtar se kush ka urdhëruar heqjen e portës. Megjithatë, fakti që ajo është larguar vetëm pak ditë përpara protestës së paralajmëruar po interpretohet nga protestuesit si një tërheqje përballë presionit të fortë qytetar dhe reagimit publik që është intensifikuar javët e fundit.

 

Mbetet për t’u parë nëse ky zhvillim do të ndikojë në vijimin e protestës së paralajmëruar për të dielën, ndërsa organizatorët kanë deklaruar se kërkesat e tyre shkojnë përtej heqjes së portës dhe lidhen me çështje më të gjera të pronësisë, ligjshmërisë dhe aksesit publik në zonat bregdetare. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në Sarandë, përplasen dy automjete, njëri përmbyset në rrugë
Lexoni më shumë
Protestat japin efektet e para: qeveria ul TVSH-në për ushqimet bazë në 6% 
Lexoni më shumë
Nga mobilizimi qytetar te zhvillimi: çfarë mund të mësojë Butrinti nga zonat e mbrojtura në Slloveni dhe Itali
Lexoni më shumë
Policia nën akuza për dhunë terrorizuese, avokatët kërkojnë hetim të plotë për zinxhirin komandues
Lexoni më shumë
Bougainville Bay & Spa në Sarandë kërkon Elektriçist dhe Mirëmbajtës hoteli
Lexoni më shumë
Nga Greqia drejt Italisë për 2 500 euro: kapet në Konispol furgoni me 11 emigrantë
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.