Parking publik te gjimnazi “Hasan Tahsini”, miratohet kalimi i territorit në pronësi të Bashkisë

Parking publik te gjimnazi “Hasan Tahsini”, miratohet kalimi i territorit në pronësi të Bashkisë Sarandë

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak Sarandë u miratua kërkesa e Bashkisë Sarandë për kalimin në pronësi të territorit që përfshin sipërfaqen e gjimnazit “Hasan Tahsini”.

 

 

Sipas Bashkisë Sarandë, në territorin pas gjimnazit “Hasan Tahsini” planifikohet ndërtimi i një parkingu publik, i cili do të administrohet nga vetë bashkia.

“Në territorin pas gjimnazit ‘Hasan Tahsini’ do të ndërtojmë një parking publik. Parkingun do ta menaxhojmë ne”, u bë e ditur nga përfaqësuesit e Bashkisë gjatë mbledhjes.

 

Propozimi për kalimin e territorit në pronësi të Bashkisë Sarandë u hodh për votim dhe mori votat e shumicës së këshilltarëve, duke u miratuar.

Ndërtimi i parkingut synon të krijojë hapësira të reja parkimi në këtë pjesë të qytetit, ndërsa detaje të tjera mbi projektin, kapacitetin dhe afatet e realizimit pritet të bëhen të ditura në vijim. Saranda Web 

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Kapet duke transportuar 21 emigrantë me destinacion Italinë, arrestohet 35-vjeçari
Lexoni më shumë
Rama: Vitin tjetër nafta do të ulet me 32 lekë për litër, taksa e qarkullimit do të kalojë te makina
Lexoni më shumë
Tarifat e ujit në Sarandë dhe Ksamil drejt ndryshimit, qytetarët furnizohen vetëm 2–5 orë në ditë
Lexoni më shumë
Vrasja e Rexhep Ismailit në Gjashtë të Sarandës, kapen në Greqi dy të kërkuarit
Lexoni më shumë
Pronat në Volloder: Të djathtët bllokuan mbledhjen, Bashkia Sarandë rikthen për votim projektvendimin
Lexoni më shumë
Aksident në Sarandë, përplasen dy automjete, njëri përmbyset në rrugë
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.