Parandalohet një vrasje në Sarandë, 5 të arrestuar – dy prej tyre u kapën me armë dhe silenciator

Parandalohet një vrasje në Sarandë, 5 të arrestuar – dy prej tyre u kapën me armë dhe silenciator. Policia e Sarandës njofton se ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale, duke arrestuar 5 persona gjatë operacionit të koduar “Silenciatori”.

 

 

Sipas Policisë, S. M., 32 vjeç, nga Tirana, dhe A. K., 26 vjeç, nga Kavaja, u kapën në flagrancë në fshatin Gjashtë, pranë një lokali, teksa kishin nxjerrë nga automjeti dy pistoleta, municion luftarak dhe një silenciator dhe qëndronin në pritë në një zonë pa ndriçim.

 

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se personat kishin ardhur në Sarandë me qëllim kryerjen e një vrasjeje. Gjatë operacionit u arrestuan edhe V. H., 20 vjeç, V. P., 31 vjeç dhe F. B., 21 vjeç, për “Moskallëzim të krimit”.

 

Policia sekuestroi 2 pistoleta, municion, një silenciator dhe 2 automjete. Hetimet vijojnë për të identifikuar objektivin e dyshuar të atentatit dhe për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Kapet duke transportuar 21 emigrantë me destinacion Italinë, arrestohet 35-vjeçari
Lexoni më shumë
Rama: Vitin tjetër nafta do të ulet me 32 lekë për litër, taksa e qarkullimit do të kalojë te makina
Lexoni më shumë
Tarifat e ujit në Sarandë dhe Ksamil drejt ndryshimit, qytetarët furnizohen vetëm 2–5 orë në ditë
Lexoni më shumë
Vrasja e Rexhep Ismailit në Gjashtë të Sarandës, kapen në Greqi dy të kërkuarit
Lexoni më shumë
Pronat në Volloder: Të djathtët bllokuan mbledhjen, Bashkia Sarandë rikthen për votim projektvendimin
Lexoni më shumë
Aksident në Sarandë, përplasen dy automjete, njëri përmbyset në rrugë
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.