Zjarri në Kostar dhe Mesopotam, flakët futen në fshat, ndërhyjnë tre helikopterë – VIDEO

Zjarri në Kostar dhe Mesopotam, flakët futen në fshat – ndërhyjnë tre helikopterë

Situatë kritike nga zjarret në territorin e Bashkisë Finiq. Flakët, të cilat nisën në zonën kodrinore të Matomares, janë përhapur me shpejtësi të favorizuara nga era, duke mbërritur drejt zonave të banuara në Kostar dhe Mesopotam.

 

 

Situata më problematike paraqitet në fshatin Kostar, ku zjarri ka depërtuar deri në oborret e banesave. Për përballimin e situatës po ndërhyhet edhe nga ajri me tre helikopterë, dy Cougar dhe një Black Hawk, të cilët po punojnë për frenimin e avancimit të flakëve.

 

Situatë e vështirë paraqitet edhe në Mesopotam, ku forcat zjarrfikëse po luftojnë me flakët, ndërsa i rrezikuar mbetet edhe fshati Vllahat. Zjarrfikësit janë stacionuar pranë banesave për të ndërhyrë në rast të afrimit të zjarrit.

 

Pamjet me dron tregojnë përmasat e zjarrit që ka përfshirë zonën dhe afërsinë e flakëve me banesat, veçanërisht në Kostar dhe Mesopotam.

Operacioni për shuarjen e zjarrit vijon si nga toka, ashtu edhe nga ajri. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Arrestohet vëllai i atletit Pirro Dhima nga Himara, u jepte doping peshëngritësve të ekipit të tij
Lexoni më shumë
Ikën nga dyqani me rroba të vjedhura, por i zbuloi alarmi – arrestohen 2 shqiptare në Janinë
Lexoni më shumë
Pompat me ngjyra të ndryshme, çmimet njësoj. Pse nuk ka konkurencë në tregun e naftës
Lexoni më shumë
Super-taksa për shtëpitë bosh, çfarë rrezikojnë emigrantët që kanë banesë në Shqipëri?
Lexoni më shumë
Ulja e pragut të TVSH-së prek rreth 18 mijë biznese, profesionistët paralajmërojnë ankim në Kushtetuese
Lexoni më shumë
Shoqata e Turizmit kundërshton TVSH-në 10%, Arben Cipa ngre shqetësimin për kursin e këmbimit
Lexoni më shumë