Policia: Hyri me gomone mes pushuesve në Ksamil, gjobë 500 mijë lekë dhe bllokim të mjetit

Ksamil/ Hyri me gomone mes pushuesve në “Plazhin Publik”, gjobë 500 mijë lekë dhe bllokim të mjetit

Një drejtues mjeti lundrues është ndëshkuar me 500 mijë lekë të rinj gjobë, pasi dyshohet se shkeli perimetrin e sigurisë në një plazh në Ksamil, duke rrezikuar pushuesit.

Sipas Policisë, rasti u konstatua gjatë patrullimeve të Policisë Kufitare në sektorin detar të Ishujve të Ksamilit, në zonën e njohur si “Plazhi Publik”.

 

 

Gjatë kontrollit, efektivët konstatuan një gomone që kishte hyrë brenda perimetrit të sigurisë të rezervuar për pushuesit, duke krijuar rrezik për personat që ndodheshin në plazh dhe në det.

Pas ndërhyrjes së Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare, mjeti lundrues u bllokua.

 

Drejtuesi i gomones, i identifikuar me inicialet A. B., u ndëshkua me masë administrative në vlerën 500 000 lekë të rinj.

Policia e Shtetit bëri të ditur se kontrollet dhe patrullimet do të vijojnë përgjatë vijës bregdetare, me qëllim garantimin e sigurisë së pushuesve dhe respektimin e rregullave të lundrimit.

 

Autoritetet u kanë bërë apel drejtuesve të mjeteve lundruese dhe subjekteve që operojnë me to që të respektojnë me rigorozitet perimetrat e sigurisë së plazheve, për të shmangur ngjarjet që mund të rrezikojnë jetën e pushuesve. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Arrestohet vëllai i atletit Pirro Dhima nga Himara, u jepte doping peshëngritësve të ekipit të tij
Lexoni më shumë
Ikën nga dyqani me rroba të vjedhura, por i zbuloi alarmi – arrestohen 2 shqiptare në Janinë
Lexoni më shumë
Pompat me ngjyra të ndryshme, çmimet njësoj. Pse nuk ka konkurencë në tregun e naftës
Lexoni më shumë
Super-taksa për shtëpitë bosh, çfarë rrezikojnë emigrantët që kanë banesë në Shqipëri?
Lexoni më shumë
Ulja e pragut të TVSH-së prek rreth 18 mijë biznese, profesionistët paralajmërojnë ankim në Kushtetuese
Lexoni më shumë
Shoqata e Turizmit kundërshton TVSH-në 10%, Arben Cipa ngre shqetësimin për kursin e këmbimit
Lexoni më shumë