Avokati kundërshton deklaratën e Policisë: K.J. nuk ka lidhje me ngjarjen, është arrestuar pa prova

Avokati Rigels Dërvishi kundërshton deklaratën e Policisë: K.J. nuk ka lidhje me ngjarjen, është arrestuar pa prova.  Avokati Rigels Dërvishi ka reaguar pas operacionit policor “Transportuesit” në Sarandë, duke kundërshtuar akuzat ndaj klientit të tij, K.J., 26 vjeç.

 

 

Në reagimin e dërguar në redaksinë e Saranda Web, avokati deklaron se K.J. nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen për të cilën akuzohet dhe se arrestimi i tij është kryer, sipas mbrojtjes, në kundërshtim me ligjin.

 

Dërvishi sqaron se në automjetin ku ndodhej K.J. nuk është gjetur lëndë narkotike. Sipas tij, automjeti ka qenë një prej mjeteve të ndaluara nga Policia gjatë kontrollit të një karvani automjetesh dhe K.J. është implikuar si bashkëpunëtor pa pasur prova konkrete që ta lidhin me veprën penale.

 

Avokati kundërshton gjithashtu deklaratën e Policisë se K.J. ka precedentë në fushën e narkotikëve, ndërsa e përshkruan atë si një të ri me integritet, të rritur në një familje të nderuar, me të dy prindërit mësues dhe me reputacion të mirë në komunitet.

 

Mbrojtja i ka dërguar një kërkesë prokurores së çështjes, përmes së cilës kërkon rishikimin e menjëhershëm të arrestit dhe lirimin e K.J., me argumentin se nuk ekziston asnjë provë që e lidh atë me ngjarjen.

 

Ndërkohë, sipas njoftimit zyrtar të Policisë, 5 kilogramët e dyshuar cannabis sativa u gjetën në një automjet tjetër, të drejtuar nga A.N., ku udhëtonte edhe A.C. Për K.J., Policia pretendon se ai lëvizte me një automjet tjetër për të monitoruar itinerarin dhe për të sinjalizuar praninë e shërbimeve policore, pretendim që kundërshtohet nga mbrojtja. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Ikën nga dyqani me rroba të vjedhura, por i zbuloi alarmi – arrestohen 2 shqiptare në Janinë
Lexoni më shumë
Pompat me ngjyra të ndryshme, çmimet njësoj. Pse nuk ka konkurencë në tregun e naftës
Lexoni më shumë
Super-taksa për shtëpitë bosh, çfarë rrezikojnë emigrantët që kanë banesë në Shqipëri?
Lexoni më shumë
Ulja e pragut të TVSH-së prek rreth 18 mijë biznese, profesionistët paralajmërojnë ankim në Kushtetuese
Lexoni më shumë
Shoqata e Turizmit kundërshton TVSH-në 10%, Arben Cipa ngre shqetësimin për kursin e këmbimit
Lexoni më shumë
Transportonin 4 kinezë nga kufiri, arrestohet i riu nga Konispoli, kosovari ia mbath
Lexoni më shumë