Me 5 kg kanabis drejt Sarandës dhe Ksamilit, arrestohen 3 persona pranë urës së Kakomesë

Me 5 kg kanabis drejt Sarandës dhe Ksamilit, arrestohen 3 persona pranë urës së Kakomesë. Tre persona janë arrestuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi 3-javor me metoda speciale, në kuadër të operacionit të koduar “Transportuesit”.

 

 

Sipas Policisë, në pranga kanë rënë A. N., 31 vjeç, dhe A. C., 30 vjeç, të dy banues në Lukovë, si dhe K. J., 26 vjeç, banues në Sarandë.  Ata u kapën në rrugën Nivicë–Sarandë, pranë urës së Kakomesë, teksa lëviznin me dy automjete. Në makinën e drejtuar nga A. N., ku ndodhej edhe A. C., Policia gjeti dhe sekuestroi rreth 5 kilogramë lëndë të dyshuar cannabis sativa.

 

Sipas hetimeve, droga dyshohet se po transportohej për t’u shitur në Sarandë dhe Ksamil, ndërsa K. J. dyshohet se lëvizte me automjetin tjetër për të kontrolluar itinerarin dhe për të sinjalizuar në rast të pranisë së Policisë.

 

Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari. Saranda Web

 

Avokati kundërshton deklaratën e Policisë: K.J. nuk ka lidhje me ngjarjen, është arrestuar pa prova

 

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Ikën nga dyqani me rroba të vjedhura, por i zbuloi alarmi – arrestohen 2 shqiptare në Janinë
Lexoni më shumë
Pompat me ngjyra të ndryshme, çmimet njësoj. Pse nuk ka konkurencë në tregun e naftës
Lexoni më shumë
Super-taksa për shtëpitë bosh, çfarë rrezikojnë emigrantët që kanë banesë në Shqipëri?
Lexoni më shumë
Ulja e pragut të TVSH-së prek rreth 18 mijë biznese, profesionistët paralajmërojnë ankim në Kushtetuese
Lexoni më shumë
Shoqata e Turizmit kundërshton TVSH-në 10%, Arben Cipa ngre shqetësimin për kursin e këmbimit
Lexoni më shumë
Transportonin 4 kinezë nga kufiri, arrestohet i riu nga Konispoli, kosovari ia mbath
Lexoni më shumë