Banorët prisnin përgjigje për ujin, dështon mbledhja e Këshillit Bashkiak Sarandë – VIDEO

Banorët prisnin përgjigje për ujin, dështon mbledhja e Këshillit Bashkiak Sarandë. Ka dështuar të zhvillohet ditën e sotme mbledhja e Këshillit Bashkiak Sarandë, për shkak të mungesës së kuorumit të nevojshëm.

 

 

Në mbledhje nuk ishte paraqitur asnjë prej këshilltarëve të grupit të Partisë Demokratike, ndërsa për shkak të numrit të pamjaftueshëm të anëtarëve të pranishëm, mbledhja u shty për një datë tjetër.

 

Pika e parë e rendit të ditës parashikonte informacion nga Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Sarandë mbi situatën e furnizimit me ujë, problematikat aktuale dhe masat e ndërmarra për garantimin e furnizimit të rregullt të qytetarëve.

 

Ndërkohë, jashtë sallës ishin mbledhur banorë të zonës së Qafë Gjashtës, të cilët shprehen se prej rreth tre muajsh përballen me mungesën e furnizimit me ujë.

 

Banorët reaguan me pakënaqësi pas shtyrjes së mbledhjes, duke e konsideruar mungesën e këshilltarëve dhe moszhvillimin e saj si një tjetër tallje me shqetësimin e tyre, për të cilin prisnin përgjigje dhe zgjidhje. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Arrestohet vëllai i atletit Pirro Dhima nga Himara, u jepte doping peshëngritësve të ekipit të tij
Lexoni më shumë
Ikën nga dyqani me rroba të vjedhura, por i zbuloi alarmi – arrestohen 2 shqiptare në Janinë
Lexoni më shumë
Pompat me ngjyra të ndryshme, çmimet njësoj. Pse nuk ka konkurencë në tregun e naftës
Lexoni më shumë
Super-taksa për shtëpitë bosh, çfarë rrezikojnë emigrantët që kanë banesë në Shqipëri?
Lexoni më shumë
Ulja e pragut të TVSH-së prek rreth 18 mijë biznese, profesionistët paralajmërojnë ankim në Kushtetuese
Lexoni më shumë
Shoqata e Turizmit kundërshton TVSH-në 10%, Arben Cipa ngre shqetësimin për kursin e këmbimit
Lexoni më shumë