Lordi Rothschild kritikon sërish qeverinë për Butrintin: Vendimet bien ndesh me detyrimet ndaj UNESCO-s

Lordi Rothschild kritikon sërish qeverinë për Butrintin: Vendimet bien ndesh me detyrimet ndaj UNESCO-s

Lordi Nat Rothschild, i cili është përmendur edhe si personi që prezantoi kryeministrin Edi Rama me Jared Kushner gjatë një takimi në jahtin e tij, ka reaguar sërish lidhur me zhvillimet në Parkun Kombëtar të Butrintit dhe politikat e qeverisë shqiptare për zonat e mbrojtura.

 

 

Në reagimin e tij, Rothschild vlerëson pozitivisht Edi Ramën si politikan, por shpreh hapur kundërshtimin ndaj vendimeve që lidhen me Butrintin. Ai i referohet reduktimit të territorit të Parkut Kombëtar të Butrintit me rreth 800  hektarë në vitin 2022, si dhe legjislacionit të vitit 2024 për investimet strategjike, në pjesën që prek parqet kombëtare dhe zonat e mbrojtura.

 

Sipas Rothschild, këto vendime nuk janë në përputhje me detyrimet e Shqipërisë që burojnë nga Konventa e UNESCO-s për Trashëgiminë Botërore, angazhimet në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe frymën e sistemit të mbrojtjes së mjedisit të ndërtuar gjatë tre dekadave të fundit.

 

Reagimi vjen pas reportazhit të Channel 4 News mbi projektin e familjes Trump/Kushner në Shqipëri dhe debatit që ai ka shkaktuar për zonat e mbrojtura.

 

Qëndrimi i tij rikthen në vëmendje debatin mbi ndryshimet e kufijve të Parkut Kombëtar të Butrintit dhe ndikimin që politikat për investimet strategjike mund të kenë mbi zonat me status të veçantë mbrojtjeje. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Arrestohet vëllai i atletit Pirro Dhima nga Himara, u jepte doping peshëngritësve të ekipit të tij
Lexoni më shumë
Ikën nga dyqani me rroba të vjedhura, por i zbuloi alarmi – arrestohen 2 shqiptare në Janinë
Lexoni më shumë
Pompat me ngjyra të ndryshme, çmimet njësoj. Pse nuk ka konkurencë në tregun e naftës
Lexoni më shumë
Super-taksa për shtëpitë bosh, çfarë rrezikojnë emigrantët që kanë banesë në Shqipëri?
Lexoni më shumë
Ulja e pragut të TVSH-së prek rreth 18 mijë biznese, profesionistët paralajmërojnë ankim në Kushtetuese
Lexoni më shumë
Shoqata e Turizmit kundërshton TVSH-në 10%, Arben Cipa ngre shqetësimin për kursin e këmbimit
Lexoni më shumë