Firmosi “pavarësinë” e Delvinës dhe Konispolit, Ardit Bido fshin videon nga Facebook

Firmosi “pavarësinë” e Delvinës dhe Konispolit, Ardit Bido fshin videon nga Facebook

Deputeti Ardit Bido ka fshirë nga faqja e tij në Facebook videon ku njoftonte firmosjen e propozimit për Reformën Administrativo-Territoriale 2.0 dhe deklaronte se Delvina dhe Konispoli do të vazhdonin të mbeteshin bashki më vete.

 

 

Videoja, e publikuar pas firmosjes së propozimit nga deputetët e mazhorancës, anëtarë të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, nuk rezulton më në faqen e tij. Ende nuk dihen arsyet e fshirjes dhe deri më tani Bido nuk ka dhënë një shpjegim publik për këtë veprim.

 

Në reagimin e tij, deputeti deklaronte se Saranda, Delvina, Konispoli, Himara dhe Finiqi do të mbeteshin bashki më vete. Por postimi solli edhe kundërshti të shumta në rrjetet sociale, jo vetëm për argumentet e përdorura për ruajtjen e këtyre bashkive, por edhe për mënyrën se si Bido argumentonte bashkimin e Selenicës me Vlorën.

 

“Lumi i Vlorës i takon Vlorës. Prandaj, me kërkesën e banorëve, Selenica do të bashkohet me Vlorën”, deklaronte Bido në postimin që shoqëronte videon.

 

Ky argument u bë pjesë e debatit dhe reagimeve në rrjetet sociale.

Nëse fshirja e videos lidhet me këto kundërshti, me argumentet për bashkimin e Selenicës me Vlorën apo me një arsye tjetër, mbetet ende e paqartë.

 

Propozimi për Reformën Administrativo-Territoriale 2.0 parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46. Delvina dhe Konispoli nuk janë përfshirë mes bashkive që propozohet të shkrihen, ndërsa Selenica, sipas propozimit të depozituar, parashikohet t’i bashkohet Vlorës. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Arrestohet vëllai i atletit Pirro Dhima nga Himara, u jepte doping peshëngritësve të ekipit të tij
Lexoni më shumë
Ikën nga dyqani me rroba të vjedhura, por i zbuloi alarmi – arrestohen 2 shqiptare në Janinë
Lexoni më shumë
Pompat me ngjyra të ndryshme, çmimet njësoj. Pse nuk ka konkurencë në tregun e naftës
Lexoni më shumë
Super-taksa për shtëpitë bosh, çfarë rrezikojnë emigrantët që kanë banesë në Shqipëri?
Lexoni më shumë
Ulja e pragut të TVSH-së prek rreth 18 mijë biznese, profesionistët paralajmërojnë ankim në Kushtetuese
Lexoni më shumë
Shoqata e Turizmit kundërshton TVSH-në 10%, Arben Cipa ngre shqetësimin për kursin e këmbimit
Lexoni më shumë