Nga sot ndalohen ndërtimet në zonat turistike, pezullimi deri më 15 shtator

01/08/2613:49

Shperndaje:

Nga sot ndalohen ndërtimet në zonat turistike, pezullimi deri më 15 shtator – gjobë 2 milionë lekë për shkelësit

Nga sot, punimet e ndërtimit që mund të cenojnë sezonin turistik pezullohen në zonat bregdetare dhe turistike të vendit. Masa do të qëndrojë në fuqi deri më 15 shtator 2026, pas botimit në Fletoren Zyrtare të vendimit të miratuar nga Këshilli i Ministrave.

 

 

Kufizimet përfshijnë zonat bregdetare, zonat e mbrojtura me funksion turistik, qendrat historike dhe qendrat urbane historike. Sipas vendimit, synimi është që gjatë periudhës së fluksit turistik të reduktohen zhurmat, pluhuri dhe ndotja që shkaktohet nga kantieret.

 

Gjatë kësaj periudhe pezullohen punimet që nga gërmimet dhe hedhja e themeleve deri në përfundimin e karabinasë. Ndalimi prek gjithashtu aktivitetin në karriera dhe pikat e nxjerrjes, përpunimit apo shfrytëzimit të inerteve, si dhe veprimtari të tjera që shkaktojnë zhurmë, pluhur ose ndotje të mjedisit.

 

Kufizimet mund të zbatohen edhe për kantiere që ndodhen jashtë zonave të përcaktuara, nëse për shkak të vendndodhjes apo natyrës së punimeve vlerësohet se ndikojnë në zhvillimin normal të aktivitetit turistik.

 

Ministri i Turizmit, Blendi Gonxhja, tha se masa synon të garantojë zhvillimin normal të sezonit, mbrojtjen e destinacioneve turistike dhe krijimin e një mjedisi më të qetë për qytetarët dhe vizitorët.

 

Gjobë 2 milionë lekë për moszbatimin

 

Subjektet që vijojnë punimet në kundërshtim me vendimin rrezikojnë gjobë në masën 2 milionë lekë.

Megjithatë, jo çdo ndërhyrje ndërtimore ndalohet. Përjashtohen punimet e rifiniturave të brendshme dhe punimet e vogla që realizohen pasi ka përfunduar ngritja e karabinasë. Lejohet gjithashtu ngritja dhe sistemimi i kantiereve, por vetëm brenda fashës orare 08:00–17:00.

 

Pezullimi nis me hyrjen në fuqi të vendimit dhe përfundon më 15 shtator 2026. Saranda Web

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Nga sot ndalohen ndërtimet në zonat turistike, pezullimi deri më 15 shtator
Avokati kundërshton deklaratën e Policisë: K.J. nuk ka lidhje me ngjarjen, është arrestuar pa prova
Me 5 kg kanabis drejt Sarandës dhe Ksamilit, arrestohen 3 persona pranë urës së Kakomesë
Taverna Avlia në Sarandë kërkon Kuzhinier/e dhe Ndihmës kuzhiniere
Banorët prisnin përgjigje për ujin, dështon mbledhja e Këshillit Bashkiak Sarandë – VIDEO
Firmosi “pavarësinë” e Delvinës dhe Konispolit, Ardit Bido fshin videon nga Facebook

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.