Tragjedi në kufirin shqiptaro-grek, 20-vjeçari humb jetën nga etja dhe vapa

Tragjedi në kufirin shqiptaro-grek, 20-vjeçari humb jetën nga etja dhe vapa

Një ngjarje tragjike është regjistruar në zonën kufitare të Thesprotisë, ku një 20-vjeçar nga Kili ka humbur jetën, ndërsa shoku i tij 22-vjeçar është transportuar në spital.

 

 

Siç raporton Thespro.gr dy të rinjtë kishin udhëtuar nga Kili drejt Shqipërisë dhe më pas kishin tentuar të kalonin ilegalisht kufirin drejt Greqisë, duke ndjekur një nga shtigjet malore të zonës. Ecja e gjatë dhe temperaturat e larta dyshohet se kanë rënduar gjendjen e tyre shëndetësore. Pasi kishin arritur pranë Sagiadës, 20-vjeçari ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar.

 

Shoku i tij 22-vjeçar ka arritur të dalë në rrugën kryesore, ku ka ndaluar një kamion dhe i ka kërkuar ndihmë drejtuesit të mjetit. Menjëherë janë njoftuar policia dhe shërbimet e emergjencës, të cilat kanë mbërritur në zonë.

20-vjeçari është transportuar me urgjencë me ambulancë në Spitalin e Filatis, por pavarësisht ndërhyrjes, mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.

 

Sipas vlerësimeve paraprake, dyshohet se i riu ka humbur jetën si pasojë e dehidratimit dhe goditjes nga nxehtësia, pas ekspozimit për një kohë të gjatë ndaj temperaturave të larta.

 

Edhe 22-vjeçari është dërguar në Spitalin e Filatit, ku po merr trajtim mjekësor pasi ka shfaqur shenja lodhjeje dhe dehidratimi.

Ngjarja ka ndodhur në zonën pranë kufirit shqiptaro-grek, ndërsa autoritetet po vijojnë procedurat për zbardhjen e plotë të rrethanave. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Pronat në Volloder: Të djathtët bllokuan mbledhjen, Bashkia Sarandë rikthen për votim projektvendimin
Lexoni më shumë
Aksident në Sarandë, përplasen dy automjete, njëri përmbyset në rrugë
Lexoni më shumë
Protestat japin efektet e para: qeveria ul TVSH-në për ushqimet bazë në 6% 
Lexoni më shumë
Nga mobilizimi qytetar te zhvillimi: çfarë mund të mësojë Butrinti nga zonat e mbrojtura në Slloveni dhe Itali
Lexoni më shumë
Policia nën akuza për dhunë terrorizuese, avokatët kërkojnë hetim të plotë për zinxhirin komandues
Lexoni më shumë
Bougainville Bay & Spa në Sarandë kërkon Elektriçist dhe Mirëmbajtës hoteli
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.