Qyteti antik Kestrina – Ekspedita arkeologjike shqiptaro – italiane gërmime – VIDEO

17/07/2219:59

Shperndaje:

Qyteti antik Kestrina. Në ditën e fundit të ekspeditës arkeologjike, Report tv udhëtoi në qytetin antik të Kestria në Çukën e Ajtoit.  Paolo Roseti, një prej arkeologëve italian të La Sapienzas që ka punuar me Institutin tonë Arkeologjik. AI rrëfen kërkimet e kryera në Çukën e Ajtoit si dhe historikun e Kestrinës. Qyteti antik Kestrina mendohet të ketë qenë këtu në shekullin e IV para Krishtit.

I pari që do të udhëtonte në skajin më jugor të Shqipërisë, do të ishte Luigi Maria Ugolini. Ai udhëtoi drejt Çukës së Ajtoit në ’29-ën për të shënuar fillimin e kërkimeve arkeologjike… 93 vite më vonë, të tjerë studiues italianë nga Universiteti i La Sapienza-s, i bashkohen ekspeditës së Institutit Arkeologjik në Çiflik të Konispolit, drejtuar nga Julian Bogdani dhe Albana Meta.

Paolo Rosati është një prej tyre dhe e takojmë ditën e fundit të punës. Si rezultat i kësaj pune do të kemi edhe një hartë të rrënojave arkeologjike të zonës së quajtur “Pallat” ku u përqendruan kërkimet…

Qyteti antik Kestrina

Rrëfen se janë hulumtuar edhe zona të pagërmuara më herët. Aty ku arkeologët kanë kryer sondazhe stratigrafike e kanë datuar strukturat e ndërtesës.

Origjina e vendit është ende e pasigurt, por kërkimet arkeologjike pritet t’i vijnë në ndihmë historisë.

“Po kërkojmë të dhëna të tjera për ta identifikuar në mënyrën më të mirë të mundshme, po ajo çka mund të themi bazohet në burime antike, prej nga thuhet se në këtë mal duhet të ketë qenë një qytet i quajtur Kestria, që varej apo  ishte në brendësi të territorit të lidhur me Butrintin.

Qyteti duhet të ketë një origjinë të shekullit të IV-III para Krishtit, por ka një zhvillim të rëndësishëm veçanërisht në periudhën helenistike… Ka qenë pjesë e Kaonisë, të veriut të Epirit si një qytet shumë i rëndësishëm nga këndvështrimi strategjik dhe ushtarak”, shprehet ai.

Qyteti antik Kestrina, siç rrëfen studiuesi mendohet të jetë shkatërruar gjatë pushtimit romak në periudhën posthelenistike, pas Mbretërisë së Epirit.

“Nuk u ndërtua kurrë më në periudhën romake dhe gjejmë disa gjurmë banesash në periudhat e mëvonshme, pikërisht në periudhën mesjetare kur u ndërtua një fortesë e re në periudhën bizantine në majë të kodrës së  Çukës së Ajtoit dhe më pas në periudhën osmane kur banesat ndërrohen këtu në shpat ku i gjejmë sot, me emërtimet si Cifliku i vjetër e Çifliku i ri”, shpjegon Rosati

Nuk do të jetë kjo e fundit ekspeditë as për studiuesit italianë.

“Si perspektivë për të ardhmen ne presim të kthehemi në vitet në vazhdim dhe të vijojmë këto kërkime kaq të çmuara këtu në Çukën e Ajtoit ,në territorin e Konispolit dhe për t’u thelluar edhe më shumë në tematikat historike që lidhen me këtë territor, kaq të pasur me arkeologji e shumë çka tjetër”, thotë më tej.

Report Tv

Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Anila Denaj: Në 2025 do të rritet mbështetja për fermerët, do investohet në ujitje dhe kullim
Njoftim Punësimi Vjetor në Restaurant Balcony mbi Shëtitoren e Sarandës
SHIJA E SAÇIT SARANDË
Luftëtari fiton 3-4 në Sarandë, Butrinti me 2 trajnerët me kartona të kuq – VIDEO
BUTRINTI – LUFTËTARI / LIVE NË SARANDA WEB
KSAMIL, RRUGËS I VIHET GARDHI – FOTOLAJM

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.