KAONIA

07/12/1521:33

Shperndaje:

KAONIA

Kaonia kishte si kufi verior mallet e Llogarasë (Akrokeraunët) dhe rrjedhën e mesme të lumit Vjosa. Me një shtrirje përgjatë bregdetit Jonian territori i saj arrinte deri në lumin Kalamas në jug… Prej nga ndahej nga krahina tjetër e Epirit, Thesprotia.

Kaonët përbënin një prej 14 bashkësive fisnore… Ata popullonin këtë rajon, së bashku me Mollosës dhe Thesprotët ata luajtën rolin kryesor në formimin e shtetit të Epirit në shekullin e V p.k. Autorët antikë japin të dhëna të shumta mbi Kaonët. Të tillë mund të përmendim Tuqiditin, Skylaksin, Polibin, Strabonin, Ptolemeun, Tit Livin, Plinin, Aristotelin, Varronin, Elionin, Hesiodin, Stefan Bizantinin, etj. 

KAONIA

Ndërmjet të tjerëve mund të veçojmë Hesiodin, i cili flet për fushat, kullotat dhe tufat e mëdha të bagëtive. Tuqiditi i përmend Kaonët si pjesëmarrës në luftën e Peloponezit (Ilirët dhe Iliria te autorët antikë). Gjatë historisë së shtetit të Epirit Kaonët janë pjesë e strukturave të tij gjatë periudhës së shekujve V p.k – II p.k, në të tria fazat si:. Lidhjen Molose, Aleancën Epirote dhe veçanërisht tek Republika kur qyteti i Foinikës do të jetë kryeqytet gjatë shekujve III-II p.k.  Si qytete kryesore të Kaonisë përmenden Butrinti, Foinike, Onhezmi, Panormusi, Antigonea, Pasaroni, etj.

KAONIA

Në vitin 167 p.k Kaonia u pushtua nga Roma për tu përfshirë në provincën e Maqedonisë. Në këtë territor kanë gjalluar personazhe të famshëm të historisë antike si Pirroja i Epirit, Ajakidët Molosë, Mbretëresha Teuta, Filipi i V-të i Maqedonisë, Konsulli romak Paul Emili, etj. Në Kaoninë antike kryqëzoheshin një sërë rrugësh tokësore sipas tabelës së Peuntingerit (Tabula Peuntigeriana), e cila është kopje e një harte romake rrugësh. Një nga akset kryesore ishte ai: Apoloni-Aulonë-Orik-Himera-Portus Ponormus (Porto Palermo)- Finiq-Butrint. Ndërsa një nga rrugët kryesore detare ishte ajo Durrës-Sazan-Butrint. Ajo vazhdonte më tej drejt Korintit. Transporti detar favorizohej nga skelat e shumta përgjatë bregdetit Jonian si Himera, Ponormusi, Onhezmi, Buthroti.

KAONIA

antikitet Saranda e sotme përfshihej në trevën e Kaonisë e cila në vetvete ishte njëra nga pjesët përbërëse të Epirit antik.

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Twitter Saranda Web

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Aris Boat Tour në Sarandë kërkon Agjent Shitjesh në terren
“Fondi Shqiptar i Zhgënjimit” investon në Sarandë pa pyetur qytetarët – VIDEO
Ardit Bido: Delvina dhe Konispoli duhet të mbeten bashki, identiteti nuk negociohet – VIDEO
Shtyu babanë nga shkallët pasi i kishte vrarë nënën, Gjykata jep dënimin për 43-vjeçarin
Nga kënd lojërash në vatër rreziku – Banorët: Bashkia të reagojë para se të jetë vonë
Victoria Boutique Hotel & Restaurant në Sarandë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.