
Çuka e Ajtoit – VIDEO e vitit 1960



Vendbanimi antik i Çukës së Ajtoit ndodhet 16 km në jug të Butrintit, në fshatin Çiflik. Gërmimet, rilevimet dhe studimet e para në këtë pikë arkeologjike u kryen nga arkeologu italian Luigi Maria Ugolini në vitin 1929, i cili gërmoi dhe nekropolin që gjendet pranë këtij vendbanimi. Studimet dhe gërmimet arkeologjike në këtë qendër antike rifilluan në vitet 1978-1979 nga arkeologu shqiptar Selim Islami.
Pjesa më monumentale e këtij siti arkeologjik janë muret rrethues, të cilët rrethojnë kodrën konike të Çukës së Ajtoit, që arrin një lartësi rreth 330 m mbi nivelin e detit. Muret kanë një gjatësi të përgjithshme 1.16 km dhe rrethojnë një sipërfaqe gati 5 ha.
Për shkak të terrenit të pjerrët dhe mbrojtjes natyrale që ofron kodra, muret nuk janë përforcuar me kulla. Në këtë fortifikim janë përdorur një sërë kthesash të shpeshta, në formë dhëmbë sharre. Përgjatë linjës së murit janë identifikuar katër hyrje. Në teknikën e ndërtimit të mureve mbizotëron poligonali, ndërsa është përdorur më pak ai trapezoidal. Fortifikimi daton në shek. IV p.Kr.
Në një fazë të dytë në antikitetin e vonë fortifikimi është zvogëluar, duke u përqëndruar në kreshtën e kodrës. Banesat antike që gjenden në këtë vendbanim, në pjesën më të madhe kanë planimetri të thjeshtë, me tre ose katër ambjente dhe një oborr të vogël.
Bazamenti i tyre për shkak të terrenit të pjerrët është hapur në shkëmbin e kodrës. Në anën perëndimore pranë fortifikimit gjendet një kompleks ndërtimesh, që nga banorët e zonës identifikohet me emrin “Pallati”.
Çuka e Ajtoit në antikitet ka luajtur rolin e një qendre të rëndësishme, që kontrollonte fushën e Kestrinës. BURIMI: DRTK Vlorë
VIDEO




Na ndiqni:
Postimet e fundit

Ndahet nga jeta Presidenti i Nderit të KS Butrinti Agron Beqiri
18/10/2012:23

Dy procedime penale për dhunë: Njëri fizike ndaj bashkëshortes tjetri psikologjike ndaj vajzës
18/10/2012:23

BENN KAFE kërkon të punësojë shitëse dhe punonjës fabrike
18/10/2012:23

Pushuesi alarmon Policinë: Kam gjetur një predhë në Plazhin e Centralit
18/10/2012:23

Steffi kërkon të punësojë menaxhere/shitëse me kohë të plotë
18/10/2012:23

Mblidhet kryesia e PD Delvinë: Zgjidhen 2 nënkryeratët, për sekretar propozohen 3 emra
18/10/2012:23

Sherret e sotme në Sarandë: Policia njofton për një arrestim dhe një ndjekje penale
18/10/2012:23

Pas goditjes me thikë në qafë sherri degradon me përplasje automjetesh
18/10/2012:23

Çfarë ndodhi gjatë natës në Sarandë? 38-vjeçari shkon në spital me plagë në qafë. Dyshimet
18/10/2012:23

Zelensky: Guximi ynë impresionon botën, muzika jonë pushton Evropen!
18/10/2012:23




Rezervime

Dhomë me kuzhinë për familje të vogla
18/10/2012:23

Vilë për pushime, me pishinë dhe gjelbërim
18/10/2012:23

Vila Alvin, Apartament 2+1 me pamje nga deti
18/10/2012:23

River & Sea Side Apartament
18/10/2012:23

Hotel ILIO Ksamil, dhomë për çift
18/10/2012:23
Suvenire

Pelikani i Butrintit – Imitim mozaiku i Butrintit, punim nga Agur Kapo
18/10/2012:23

DEA e Butrintit, punim në gur nga Agur Kapo
18/10/2012:23

Suvenire nga Saranda – Shegë
18/10/2012:23

Anija “Liburna” gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
18/10/2012:23

Anija Liburna, punim në dru nga Agur Kapo
18/10/2012:23



