Rrihen pronarët e “Pikës së Vogël” në Manastir, konflikti mes ortakëve të “Finman” degradoi në dhunë

Rrihen pronarët e “Pikës së Vogël” në Manastir, konflikti mes ortakëve të “Finman” degradoi në dhunë

Një konflikt i ashpër mes ortakëve të kompanisë “Finman shpk” ka degraduar në dhunë fizike gjatë një mbledhjeje të Bordit Drejtues të zhvilluar këtë të enjte, më 28 maj 2026. Në qendër të përplasjes raportohet se janë përfshirë edhe pronarët e njohur të “Pikës së Vogël” në Manastir.

 

Rrihen pronarët e “Pikës së Vogël” në Manastir, konflikti mes ortakëve të “Finman” degradoi në dhunë

 

Sipas raportimeve mediatike, debati ka nisur mes ortakut Idajet Ismailaj, djalit të tij Florid Ismailaj dhe Sokol Agalliut, djali i ortakëve të tjerë të shoqërisë. Situata mësohet se ka dalë jashtë kontrollit dhe është shndërruar në konflikt fizik, ku sipas burimeve janë përdorur grushte, sende të forta dhe janë artikuluar kërcënime me jetë.

 

“Finman shpk” zotëron disa kompani të njohura në vend, mes tyre “Albstar shpk”, “Manastiri Resort shpk”, “Arena Center shpk” dhe biznese të tjera.

 

Burime mediatike bëjnë me dije se përplasja ka ardhur pas akuzave të ngritura nga Sokol Agalliu, i cili pretendon se Idajet Ismailaj dhe djali i tij kanë përvetësuar rreth 500 milionë lekë nga arka e kompanive. Gjithashtu, ai pretendon se është përvetësuar edhe një sipërfaqe prej 750 metrash katrorë në zonën e “Manastiri Resort” në Manastir.

 

Deri në këto momente nuk ka një reagim zyrtar nga palët e përfshira, ndërsa pritet që ngjarja të sqarohet nga organet ligjzbatuese.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Fondet IPARD III ende pa u hapur, BE kërkon garanci për administrimin e tyre
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë
Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë
Ulja e TVSH – ushqimet që përfshihen dhe sa mund të bien çmimet e 54 produkteve
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.