Nga dhimbja te shpresa, familja e Fatjon Zhupës hyn në shtëpinë e re falë bujarisë së Monopol Lounge

Nga dhimbja te shpresa, familja e Fatjon Zhupës hyn në shtëpinë e re falë bujarisë së Monopol Lounge

Në ditën e bekuar të Bajramit, një familje që prej vitesh jetonte mes dhimbjes, varfërisë dhe pamundësisë, më në fund pa dritë dhe shpresë për një jetë më të mirë. Falë donacionit të Monopol Lounge, Fatjoni bashkë me 3 fëmijët e tij të mitur dhe 2 prindërit e moshuar me probleme shëndetësore, hynë në shtëpinë e tyre të re në Delvinë. Një moment prekës, i mbushur me lot gëzimi dhe emocione që vështirë të përshkruhen me fjalë.

 

 

Kur shkuam në fshatin Kopaçez, në shtëpinë e Fatjon Zhupës, ishte e pamundur të kuptoje se cili ishte halli më i madh në atë familje, sepse fatkeqësia dukej sikur ishte ulur këmbëkryq aty prej vitesh. Para 3 vitesh, Fatjoni humbi bashkëshorten, nënën e 3 fëmijëve të tij të vegjël, pas një sëmundjeje të rëndë. Që nga ajo ditë, mbi atë familje ra një barrë e rëndë dhimbjeje, varfërie dhe pamundësie.

 

Në një shtëpi që rrezikonte të shembej çdo ditë dhe që nuk kishte as kushtet minimale për të jetuar, jetonin 6 persona: Fatjoni, 3 fëmijët e tij të moshës 13, 10 dhe 5 vjeç, si edhe 2 prindërit e moshuar e të sëmurë.

 

Jemi larguar nga ajo shtëpi të mbytur në lot, me zemrën e rënduar dhe me betimin për të bërë gjithçka deri në zgjidhjen e rastit.

 

Në ditën e bekuar të Bajramit, falë bujarisë së donatorit fisnik Monopol Lounge, Fatjoni, 3 fëmijët e tij dhe 2 prindërit e moshuar futen në shtëpinë e tyre të re. Një moment që nuk përshkruhet me fjalë. Një emocion i jashtëzakonshëm që na bën të ndjejmë se kemi bërë diçka për të ndryshuar jetën e kësaj familjeje.

 

Zoti i bekoftë të gjithë ata që japin shpresë aty ku jeta duket se ka humbur çdo dritë. ❤️ Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

3 muaj nga inaugurimi i terminalit të autobusave në Sarandë, ujërat e shiut rrjedhin përmes spoteve të ndriçimit
Lexoni më shumë
Sekuestrohen 36 kilogramë kanabis dhe para në dy makina ku udhëtonin tre persona
Lexoni më shumë
Atentati në Sarandë, dyshime për lidhje me tre të arrestuar në Shkodër
Lexoni më shumë
Salla e qendrës kulturore “Myrteza Leka” në Delvinë drejt rikonstruksionit
Lexoni më shumë
Përmbyset maunia me misër në aksin Kardhiq–Delvinë, policia në vendngjarje
Lexoni më shumë
Vallja e Osman Takës nga Konispoli përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.